BallinaKryesoreZgjedhja e kandidatëve nga anëtarësia, PD nis votimin në të gjithë vendin....

Zgjedhja e kandidatëve nga anëtarësia, PD nis votimin në të gjithë vendin. Bëhet publik kalendari për 12 qarqet

Zgjedhja e kandidatëve nga anëtarësia, PD nis votimin në të gjithë vendin. Bëhet publik kalendari për 12 qarqet.

Anëtarësia e Partisë Demokratike nis këtë javë votimin për kandidatët potencialë për deputetë. Kjo është hera e parë që anëtarët e një partie politike në Shqipëri propozojnë dhe votojnë për ata që duan t’i përfaqësojnë në parlament. Votimi është menduar të bëhet çdo ditë në 1 qark dhe do të zgjasë rreth 2 javë. Anëtarët do të kënë mundësi të kontestojnë 1 kandisat ose të konfirmojnë listën në bllok.

Kalendari i votimeve

Qarku Kukës – 25 Shtator
Qarku Dibër – 26 Shtator
Qarku Gjirokastër – 27 Shtator
Qarku Berat – 28 Shtator
Qarku Shkodër – 30 Shtator
Qarku Lezhë – 1 Tetor
Qarku Durrës – 3 Tetor
Qarku Elbasan – 4 Tetor
Qarku Vlorë – 5 Tetor
Qarku Korçë – 7 Tetor
Qarku Fier – 8 Tetor
Qarku Tiranë – 10 Tetor

Kandidatët që shkojnë për votim janë rreth 400, nga 1000 që ishte numri i tyre në fazën e parë të vlerësimit. Ata u përzgjedhën nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve, të cilët kanë shqyrtuar, fillimisht, kriteret formale. Pas mbylljes së procesit të votimit nga anëtarësia, Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve do të mblidhet sërish për të vlerësuar kandidatët mbi kriterin e performancës politike dhe maksimalizimin e votës. Vendimi përfundimtar i Komisionit do t’i shkojë për miratim Kryesisë së PD.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular