BallinaAktualitetDëmshpërblimet për tërmetin/Veliaj del blof, PD: Ngatërron qëllimisht qytetarët

Dëmshpërblimet për tërmetin/Veliaj del blof, PD: Ngatërron qëllimisht qytetarët

Partia Demokratike solli këtë të enjte shqetësimin e familjeje së Valbona Ramës në Kombinat që i ishte prishur shtëpia nga tërmeti dhe nuk kishte marrë asnjë ndihmë nga shteti. Në emisionin “Opinion” kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj nxori një faturë që sipas tij bashkëshorti i saj, Shpëtimi kishte marrë paratë e dëmshpërblimit nga tërmeti. Por në një reagim të zëdhënëses Ina Zhupa thuhet se Veliaj mashtron pasi bëhet fjalë për një Valbona Zhupa tjetër dhe se bashkëshorti i Valbonës që flet në denoncimin e PD nuk quhet Shpëtim.

“Kur i rrëzohet propaganda çdo ditë nga dëshmitë e qytetarëve, Bashkia Tiranë mundohen njëherë të kërcënojnë qytetarin në zyrat e bashkisë, njëherë tjetër si këtë rradhë nga nxitimi për të fshehur faktet ngatërruan njerëzit!

Kthejnë përgjigje për një familje tjetër, ndërkohë familja e Valbona Ramës, që burri nuk i quhet Shpëtim o të paaftët që ju ka zënë mendjen pushteti, nuk ka marr asgjë dhe vazhdon jeton në shtëpi të pabanueshme. Por e vertëta është vetëm një dhe nuk e fsheh dot kalemi bashkisë. Duhet të kishit nxituar të ndihmonit Valbonën dhe familjen e saj dhe të nxitonit për të sajuar!

Sa për shpifje, keni mjeshtrin në krye të bashkisë! Sjam dhe as kam qënë ndonjëherë në ndonjë proces shpifjeje dhe jo më të jem dënuar siç do donte fantazia juaj. Ja pra që edhe me këtë dolët fjasko si gjithmonë!” – thotë Zhupa.

I vënë përballë këtij qëndrimi të demokratëve Veliaj fajësoi familjen duke aluduar se burri ka marrë lekët dhe nuk i ka treguar bashkëshortes, ose ajo ishte divorcuar 1 minute para se te niste emisioni!!! ©LAPSI.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular