BallinaAktualitetDy meteorologë grekë: Në Shqipëri priten shira të dendur me stuhi dhe...

Dy meteorologë grekë: Në Shqipëri priten shira të dendur me stuhi dhe përmbytje

Shqipëria është përfshirë nga reshjet dhe moti i paqëndrueshëm. Ndërkohë, sinoptikani i njohur grek Sakis Arnaoutoglou në parashikimin e tij për 24 orët e ardhshme paralajmëroi reshje të shumta shiu në Shqipëri dhe Greqi. Ai njoftoi për një kalim të sistemeve të njëpasnjëshme barometrike, që mund të shkaktojnë reshje të dendura shiu dhe stuhi në orët në vijim.

Ndërsa meteorologu tjetër Klearhos Marousakis u shpreh se gjatë të premtes dhe të shtunës priten reshje të dendura shiu të shoqëruara me rrufe në një pjesë të mirë të territorit të Shqipërisë, kryesisht në jug dhe veri-perëndim, të cilat sipas tij do të shkaktohen nga re të ngarkuara me shira të shumtë duke rrezikuar përmbytje të shumta.

Marousakis dha alarmin për Greqinë, por reshjet masive do të vëreheshin fillimisht në territorin shqiptar gjatë të shtunës për të kaluar më pas në Greqi

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular