BallinaBotaGrenell në Twitter: Ujmani do të quhet Liqeni Trump!

Grenell në Twitter: Ujmani do të quhet Liqeni Trump!

I dërguari i posaçëm i Presidentit amerikan Donald Trump, për dialogun Kosovë–Serbi, Richard Grenell, në profilin e tij në Twitter ka shpërndarë lajmin e Gazetës Express ku thuhet për Liqenin e Ujmanit se ky është Liqeni Trump dhe ndodhet në Kosovë.

Grenell ka shkruar se të dyja palët janë pajtuar që ky të jetë emri i ri i liqenit – Liqeni Trump.

Kjo për shkak se sipas tij, Kosova dhe Serbia, patën probleme se si ta quajnë këtë liqen. Ndaj u propozua nga Grenell dhe u vendos më pas që të quhet Liqeni Trump.“Sesi të quhet liqeni që gjendet në Kosovë dhe Serbi ka qenë një pikë serioze diskutimi në dialog, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën të bëhet një studim i fizibilitetit që të krijohen vende të reja pune në regjion. Ndaj të dyja palët vendosën që ta quajnë: Liqeni Trump”, ka shkruar ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular