BallinaKronikeRENEA negociata me të moshuarin/Në vendgjarje, snajperistë, makina speciale amerikane dhe një...

RENEA negociata me të moshuarin/Në vendgjarje, snajperistë, makina speciale amerikane dhe një ambulancë

RENEA vazhdon negociatat me 71-vjeçarin Lefter Zhudru në Elbasan. Policia ka larguar të gjitha mediat, gazetarët dhe qytetarët kuriozë në një largësi 300 metra nga vendit.

Po kështu mësohet se kanë mbërritur edhe snajperistë si dhe një ambulancë. Në terren ndodhet vetë drejtori i Policisë së Elbasanit Arjan Muça. Po kështu janë vendosur dhe dy makina amerikane që me kamera kontrollojne dhe vëzhgojne vendndodhjen e 71-vjeçarit. Të dyja makinat janë përpara pallatit ku ndodhet 71-vjeçari i armatosur.

Elbasan 2

Ndërkohë me gjithë negociatat 71-vjeçari i cili ka dhe një armë me vete nuk pranon të dorëzohet.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular