BallinaAktualitet“Bëhuni gati, mund të përballeni me përmbytje”, kërkesa urgjente për 5 prefekturat...

“Bëhuni gati, mund të përballeni me përmbytje”, kërkesa urgjente për 5 prefekturat më të rrezikuara: Evakuoni popullsinë dhe merrni masa

Moti i keq në fundjavë pritet të sjellë stuhi dhe reshje të mëdha shiu kryesisht në veriperëndim dhe jug të vendit. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civila u ka bërë shkresë zyrtare pesë prefektuarve në vend.

Bazuar në parashikimet e IGJEUM, zonat që rrezikojnë të preken më shumë janë Shkodra, Dibra, Malësia e Madhe, Kruja, në të cilat reshjet e shiut dhe stuhitë mund të bëhen shkak për përmbytje.

“Vlerësoni zonat më të rrezikuara nga përmbytja, merrni masa për popullsinë. Njoftoni popullsinë për rrezikun dhe planifikimin e masave reaguese në rast përmbytje.

Pushteti vendor të përcaktojë vendet e pa rrezikuara për zhvendosjen e popullsisë. Forcat e Armatosura dhe Policia Shtetit, në gatishmëri me kapacitetet e deklaruara për rastet e emergjencave”, thuhet në shkresën e AKMC drejtuar 5 prefekturave.

Sipas Meteoalb, ditën e nesërme Temperaturat e ajrit do te ulen në mëngjes dhe ndjeshem në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 24°C, ndërsa ditën e dielë do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 25°C

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular