BallinaPolitike“E morët vesh lajmin e fundit”?! Berisha bën deklaratën e fortë: Rama...

“E morët vesh lajmin e fundit”?! Berisha bën deklaratën e fortë: Rama iku nga Durrësi pas darkës me…

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se kryeministri Edi Rama vendosi të largohej nga kandidimi në Durrës, për shkak të Lulzim Bashës.

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Berisha u shpreh Rama u kthye në Vlorë, pas një darke që pati me Lefter Kokën dhe Indrit Doklen, ku këta të fundit i kanë thënë se nuk e marrin përsipër dhe se është i pashpresë.

“Edi Rama është i fundosur. E morët vesh lajmin e fundit?! Rama iku nga Durrësi, vajti në Vlorë. Ai e dha vetë lajmin. Iku nga Durrësi, sepse thuhet se bëri një takim me Lefter Kokën, Indrit Doklen dhe nuk ja morën përsipër, i thanë ‘je i pashpresë’. Dhe sot ai u kthye në Vlorë. Ai është nga fshati Mbreshtan, por nuk e thotë asnjëherë. Për disa arsye të tjera, dalëngadalë do thotë se është nga Austria. Ky bën gjithçka për të mbuluar origjinën e tij nga Mbreshtani, edhe pse është një fshat i bukur i Beratit. Ju them që Rama iku nga Durrësi për shkak të Bashës”, tha Berisha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular