BallinaKryesoreNjë qëndrim i prerë perëndimor ndaj Edi Ramës

Një qëndrim i prerë perëndimor ndaj Edi Ramës

Nga Red Varaku 

Nëpërmjet ambasadores Yuri Kim , Shtetet e Bashkuara të Amerikës paralajmëruan zyrtarisht kryeministrin Edi Rama, që t’i qëndronte marrëveshjes së pesë qershorit, duke paralajmëruar njëkohësisht kështu, rritjen e këtij presioni në rast të prishjes së kësaj marrëveshjeje.
Ky paralajmërim pason përpjekjen e qeverisë shqiptare për prishjen e kësaj marrëveshjeje, bazuar në ndryshimet e njëanshme antikushtetuese të 30 korrikut.
I njëjti sinjal ka ardhur dhe nga BE dhe Britania, ku është kërkuar hapur zbatimi i kësaj marrëveshjeje vetëm me konsensus me argumentin që ata nuk njohin asnjë dakortësi tjetër, përveç asaj që del nga Këshilli Politik.
Pra, kemi një qëndrim të unifikuar të SHBA dhe BE në lidhje me zbatimin e kësaj marrëveshje.
Ky qëndrim i prerë është një sinjal i qartë, që presioni amerikan dhe ai europian do të pëshkallëzohet më tej në rast të prishjes së kësaj marrëveshjeje.
Në fakt, e gjitha kjo është krejt normale kur mendon që ishin pikërisht ata faktorët që detyruan kryeministrin të pranonte Këshillin Politik dhe ata mbeten garantë të marrëveshjes së pesë qershorit.
Dihet që kjo marrëveshje është një produkt i pastër presionit ndërkombëtar mbi qeverinë, nëpërmjet bllokimit të integrimit dhe 15 kushteve, ku kushti kryesor mbetet reforma konsensuale zgjedhore dhe zbatimi i saj.
Shto këtu edhe faktin që dakortësia e pesë qershorit u firmos në ambasadën amerikane dhe u përshëndet nga nivelet më të larta të përfaqësimit ndërkombëtar dhe nga përfaqësuesi më i lartë i diplomacisë amerikane , Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.
Pra, të gjithë po e shohim që ndërkombëtarët nuk pranojnë asnjë produkt tjetër si legjitim, përveç produktit të dalë nga Këshilli Politik.
Fakti që ata njohin të drejtën e institucioneve të marrin vendime, nuk do të thotë se ata i njohin këto vendime. Pra, ata nuk njohin asnjë produkt tjetër dhe aq më pak një produkt të dalë nga një parlament i diskretituar dhe i paligjshëm.
E vërteta është që falë këtij presioni dhe falë rezistencës që po bën ky kryeministër kundër kësaj marrëveshjeje, po bëhet edhe më e qartë për qytetarët shqiptarë , që kjo reformë është ashtu siç e kemi thënë vazhdimisht, thjesht një mekanizëm formal për largimin e tij.
Në këto kushte, nuk ka dyshim që ky presion ndërkombëtar nuk do të ndalet. Përkundrazi, ai do të vijë duke u shtuar, dhe nëse ky kryeministër vazhdon më tej me marrëzinë e tij, ky presion do të përshkallëzohet dhe nuk do të mbetet vetëm në kuadrin e paralajmërimeve , por do të përkthehet në vendime konkrete kundër këtij kryeministri.
Ndaj, Edi Rama nuk duket se ka rrugë tjetër përveç zbatimit pikë për pikë të kësaj marrëveshjeje.
Ndryshe, nëse vazhdon me përpjekjet e tij për të marrë peng ëndrrën e shqiptarëve për integrim për interesa të vogla personale, nuk do ketë më nevojë as për paralajmërime dhe as për vendime ndërkombëtare, se shqiptarët do ta marrin vetë në dorë fatin e tyre dhe do ta çojnë deri në fund atë që lanë përgjysëm ne 1990.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular