BallinaKronikeDisa ditë brenda me kufomën e nënës, ja si është gjendja e...

Disa ditë brenda me kufomën e nënës, ja si është gjendja e 9-vjeçares

Kanë qenë tronditëse pamjet, me të cilat u përball policia në orët e vona të mbrëmjes së djeshme teksa hynte në shtëpinë e 45-vjeçares Maria Zia Markovska, e cila u gjet e vdekur, ndërsa pranë saj ndodhej vajza 9-vjeçare.

Për fat të mirë, edhe pse e paushqyer, e mitura u dërgua menjëherë në shërbimin e Pediatrisë në spitalin e Pogradecit ku edhe mori shërbimin nga mjekët

Shefi i këtij shërbimi, Behxhet Liçkollari, u shpreh se vajza kishte ardhur e dehidratuar mbrëmë rreth orës 23:00 në spital.

“Vajza është rehidruar, ushqyer dhe i janë marrë ekzaminimet laboratorike. Jemi në kontakt edhe me shërbimin social për plotësimin e ekzaminimeve të nevojshme për rastin në fjalë. Momentalisht, gjendja e të miturës është e stabilizuar“, shprehet ai për gazetaren e Abc News.

Maria Zia Markovska u gjet e vdekur mbrëmë në banesën e saj, ndërsa dyshohet se kishte të paktën tre ditë që kishte vdekur. Vajza me probleme me epilepsine qëndroi disa ditë pranë trupit të vdekur të së ëmës, por për fat të mirë, njoftimi i policisë nga fqinjët bëri që ajo të shpëtonte.

Pritet që të jetë ekspertiza ajo që do të përcaktojë shkakun e vdekjes së 45-vjeçares, por paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për një vdekje nga mbidoza e ilaçeve.

Bashkëshorti i gruas kishte 1 muaj që kishte ndërruar jetë, ndërsa banorët e zonës shprehen se pas ngjarjes ajo kishte rënë në depresion dhe nuk ndodhej në gjendje të mirë shëndetësore.

“Që kur i vdiq bashkëshorti nuk ndihesh mirë dhe ajo. Kisha nja dy apo 3 ditë pa e parë. Të shoqin e kishte nga Maqedonia dhe jetonin këtu. Fqinjët nuk e kishin parë që të dilte dhe po mbante erë. Fëmija ishte me aftësi të kufizuar. Nuk ishin keq nga ekonomia, por zonja nuk punonte”, tha një banor.

“Që pardje vura re mungesën e gruas. Ajo kishte një vajzë të paralizuar që bënte zhurmë dhe gjithmonë kishte muzikë nga banesa e saj. Prej dy ditësh nuk kishim dëgjuar më asgjë. Dje vijmë nga puna dhe tek dera ndjejmë një erë të rëndë. I ramë ziles, derës, por nuk reagonte kush. Zbrita poshtë dhe mora 129 dhe më pas erdhi policia që konstatoi dhe trupin e pajetë. Brenda pamë zonjën të shtrirë dhe shtëpia kishte një erë të rëndë. Vajza ishte në gjendje të rëndë dhe bashkë me policinë ishte edhe një infermiere e cila e mori vajzën urgjentisht. Zonjën nuk e njihnim , pasi jetonte me një maqedonas dhe ai i vdiq një muaj më parë. Zonja nuk ishte në gjendje të mirë, por nuk di të them më shumë”, tha fqinji.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular