BallinaKryesore"Elisa Spiropali më kërcënoi", ish-kreu i PS: Foli fjalë të padenja për...

“Elisa Spiropali më kërcënoi”, ish-kreu i PS: Foli fjalë të padenja për një femër

Vetëm një ditë pasi ish-kreu i Partisë Socialiste në rrethin e Shkodrës, Edip Shiroka, publikoi një status për kohën kur Elisa Spiropali shëndetligë vinte në këtë qytet me furgonat që mbushte Saimir Tahiri, kjo e fundit ka marrë guximin dhe ka kërcënuar në telefon Shirokën.

Ish-kreu i PS-së Shkodër, nuk e ka publikuar bisedën por shkruan që është telefonuar nga një numër që rezulton të jetë i ministres Elisa Spiropali, dhe thotë që kjo e fundit e ka kërcënuar dhe ka përdorur fjalë të pahijshme ndaj tij.

“S’kishte si të ndodhte ndryshe, ky numër më mori në tel dhe më kërcënoi, u prezantua si Elisa, foli fjal të padenja për një femër, gjithsesi ja lë në dorë operatorit telefonik të konservojë biseden, se edhe nëse nuk e bën operatori, aplikacionet e ndryshme në cel e bëjnë të mundur një gjë të tillë. Ditët në vijim do shohim estradë”, shkruan Shiroka në postimin e tij të sotëm.

Ditën e djeshme në postimin e tij, Shiroka tregonte sesi Elisa Spiropali, një shëndetligë, e angazhuar pranë FRESSH, shkonte në Shkodër dhe pyeste se çfarë do të hanin për darkë socialistët.

”Ishte koha kur Saimir Tahiri vinte në Shkoder si përfaqësues i Kryetarit të PS bashkë me dy furgona me të rinjë për dekorin e takimeve të Kryetarit, pasi visheshin me mini dhe trajnoheshin për të kriju atmosferë ne skenë. Për atë punë ishin njisha.

Elisa, si pjesë e furgonit të dytë, e pa mbajtur, e pa veshur, e pa ngrënë dhe e pa pirë, shëndetligë dhe e pa forcë, ishte shumë e dhënë pas hejes. Atë kam degjuar të thotë – xhaxhi Edipi ku do hamë ne sonte, do kemi përsëri peshk për darkë si në drekë.. ???

Elisës i qenka hapë pança e nuk i del as Endri Shabani për mëngjes.Lëje pastaj çfar don për drekë e darkë. Grykësia e tyre s’ka limit. Shqipërinë e Shqiptarët i kafshojnë përditë”, shkruante dje Shiroka në një postim që u bë menjëherë viral në rrjetet sociale.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular