BallinaIntervistaKandidatët e PD, Rexhmati: Kukësi gati për fitore. Mashtrimet e Gjicit dhe...

Kandidatët e PD, Rexhmati: Kukësi gati për fitore. Mashtrimet e Gjicit dhe vendimi i parë i Bashës…

Partia Demokratike ka ndezur motorët e fushatës zgjedhore. Së shpejti kjo forcë politike do të ketë gati ekipin e ri me të cilët do të shkojë tek shqiptarët për të iu kërkuar besimin për fitoren plebishitare e cila pritet të ndodh me 25 prill. Do te jetë ky ekip qeverisës që do të bëjë dhe ndryshimin rrënjësor të qeverisjes në Shqipëri.
Nga Kukësi të Premten, strukturat e PD nisën votimin për kandidatët të cilët presin t’i përfaqësojnë në përballjen e radhës elektorale. U votua në Kukës, Has dhe Tropojë dhe tashmë pritet vetëm finalizimi i listës përfundimtare për të trokitur në dyert e qytetarëve dhe kërkuar votën.
Një ditë pas zgjedhjeve, kreu i degës së PD Kukës, Arif Rexhmati në një intervistë eksluzive për startnews.al, flet për procesin që nisi dhe bitisi tek anëtarësia, për pritshmërinë që strukturat kanë nga instancat më të larta të partisë, për keqqeverisjen e qeverisjes lokale dhe qendrore të Rilindjes si dhe garanton se është gati për përballjen e radhës me kundërshtarin politik.
Zoti Rexhmati ndalet enkas tek keqqeverisja, e kur thotë se Rama dhe Rilindja tashmë janë të larguar nuk harron të pohojë se llogaridhënie ndaj qytetarëve të Kukësit ka dhe kryebashkiaku Safet Gjici që sipas tij po punon vetëm për interesat personale dhe jo të qytetit dhe qytetarëve.
Gjatë intevistës për startnews.al, z.Rexhmati flet për vendimin e parë të Lulzim Bashës si kryeministër si dhe pritshmërinë e tij të një premtimi që duhet me patjetër të mbyllet brenda mandatit të parë për Kukësin.
Ja si rrëfehet më tej për startnews.al, Arif Rexhmati.

Zoti Rexhmati, sapo anëtarësia votoi listën e kandidatëve për deputetë përzgjedhur nga Komisioni i Vlerësimit pranë PDSH. Si e konsideroni këtë proces i cili nisi dhe u mbyll tek anëtarësia?

Për herë të parë në historinë e pluralizmit shqiptar, Partia që e solli lirinë dhe pluralizmin në Shqipëri, partia që shembi diktaturën më të egër komuniste, sjell një risi perëndimore atë të parimit “një anetar një votë” duke deleguar propozimin, konsultimin dhe votimin e përfaqësuesve politik në nivel lokal dhe qendror tek anëtaresia e saj, tek baza e Partisë Demokratike!
Me një pjesëmarrje masive (votuan 949 anëtarë ose 69.5%e anëtarësise aktive) të anëtaresisë, ky proces e hapi siparin nga Kukësi, ky është ogur i mirë për PD-ne dhe për vizionin perëndimor të liderit Basha , për një fitore të sigurtë me 25 prill 2021, sepse Kukësi dhe Kuksianët mbeten një bastion i pamposhtur për PD-në.
Me votën kontestuese, anëtarësia e PD-se në Kukës, konfirmoi më të mirët që i duhen për ta përfaqësuar në parlamentin shqiptar, konfirmoi personalitete që janë të denjë për ta përfaqësuar Kukësin , popullin demokrat të Kukësin në parlamentin shqiptar!



Cila është pritshmëria që strukturat e degës së PD kanë nga Kryesia e PDSH për listën e cila do të shkoj tashmë për votim më 25 prill tek qytetarët e Kukësit?

Ne konfirmuam më të mirët, dhe me më të miret fitorja është më e sigurtë! Siguria e fitores se PD-se në Kukes dhe ne gjithë Shqipërinë ka garanci hipotekore pikërisht këto vlera intelektuale që po nominojnë demokratet sot në Kukes dhe së shpejti në gjithë Shqipërinë për të qenë ekipi i fitores përkrah kryetarit Basha,  që së bashku me programin zhvillimor që ka projektuar PD për të nxjerrë vendin nga bataku ku e zhyti Rilindja e Ramës për këtë periudhë si koha me e errët që ka kaluar Shqipëria pluraliste e pasviteve ’90.

Kur na ndajnë 7 muaj nga dita e gjykimit qytetar mbi qeverisjen dhe e besimit për rikthim në pushtet të PD dhe opozitës shqiptare, sa jeni gati ju si degë e PD për ballafaqimin e radhës me kundërshtarin dhe sa besoni në fitore kësaj here?

Ne jemi të gatshëm, populli është i përgatitur dhe i gatshëm për tu përballur me këtë monstër qeverisëse! Qytetarët mezi po presin të shkojnë në zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe të ndëshkojnë me votën e tyre këtë qeveri kleptokratike!
Një pjesmarrje kaq masive ( 69.5%) e anëtarësisë në votim tregoi gatishmërinë, tregoi përkushtimin, tregoi pakënaqësinë dhe gatishmërinë për të përzënë një orë e më parë Rilindjen dhe hajdutët e saj nga qeverisja.
Ne jemi të gatshëm sepse kemi të gjitha kapacitetet intelektuale, programore dhe mbi të gjitha vullnetin e jashtëzakonshëm për ta kthyer Kukësin dhe gjithë Shqipërinë në normalitet! Shqiptarët meritojnë të jenë qytetarë europiane dhe jo të përbuzur për arsye të qeverisë dhe monstrës Rama &Co që i qeverisë.
Ne jemi të bindur në fitore se e meritojmë, kemi popullin me vete, jemi me drejtën e Zotit dhe qytetarëve hallexhinj që çdo ditë e me shumë po e braktisin Ramën.


Partia Socialiste, ose Rilindja i ka të gjithë pushtetet në nivel qendror dhe lokal. Sa i ka mbajtur premtimet e dhëna për qytetarët e Kukësit?

Sekti i Rilindjes në PS (pasi nuk është e gjithë PS), ka mashtruar, ka gënjyer, ka vjedhur dhe ka zhvatur gjithë Shqipërine, jo vetëm Kukësin.
Nëse Shqipëria drejton gishtin tek një mashtrues që edhe fizikisht është më i gjatë, Kukësit i shtohet edhe një tjetër, një mashtrues tipik si udhëheqësi i tij shpirtëror, uzurpuesi i të gjitha pushteteve, pushtetari me i urryer në historinë e Kukësit, Safet Gjici.
Premtuan Spitalin për Kukësin, ndërtuan me klientalistët e tyre një klishe që prishën spitalin ekzistues, vodhën me dhjetëra milionë dhe shërbimi spitalor është mizerabël.
Premtuan aeroportin për ta mbaruar brenda vitit , dhe janë oligarket e Ramës që kanë koncensionin e tij për ta mbajtur peng, për të mos e përfunduar asnjëherë këtë aeroport dhuratë e Emirateve Bashkuara Arabe për kontributin vëllazëror të 1999.
Premtuan stadiumin, dhe presidenti i klubit po e ndërton për interesat e biznesit të tij, duke ndërtuar pa leje, duke prishur stadiumin e lojërave me dorë pa vendim , por edhe pa miratim të Federatës së Lojrave me Dorë . Në konflikt të hapur ligjor, pushtuesi i bashkisë, i emëruari i Ramës në Kukës që është edhe President i Klubit të Futbollit për interesat e tij dhe jo për dashamirësit e futbollit po shkatërron në vend që të ndërtojë.
I theksuam këto tre premtime sepse Rilindja i përmend si arritje. Në fakt qytetarët e Kukësit janë në mjerim, pa punë, pa ujë, pa asnjë investim në infrastrukturën rrugore për fshatrat, pa shërbim arsimor dhe spitalor, me pasuri të vjedhura dhe të keqshfrytëzuara mezi presin 25 prillin që të përmbysin me votë të lirë e të ndershme këtë keqqeverisje dhe për të kthyer normalitetin me qeverisjen e PD dhe kryeministrit Basha.



Nëse ju pyesim si qytetar, a mendoni që këto 7 vite Rilindja ka bërë të paktën një gjë për Kukësin. Po, nëse do iu pyesnim për dëmet që kjo keqeverisje iu ka shkaktuar bashkëqytetarëve tuaj?

Po ka bërë një gjë, e identifikoi veten me traun e Kalimashit!. Besoj se kuksianët, tropojanët, hasnjanet, prizrenasit, prishtinalijtë, pejanet , mitrovicasit dhe shqiptarët kudo që janë nuk do të ja harrojnë kurrë këtë kufi të dytë Edi Ramës! Dëmet janë të jashtezakonshme, iku rinia u shpopullua qyteti dhe vendi, çdo ditë edhe në kohë pandemie gjenden rrugë dhe mundësi për të ikur nga kjo e zezë që ka pllakosur Shqipërinë, nga kjo e zezë që ka emrin Rilindje apo Ramavirus.
Ka vjedh gjithçka, ka grabitur gjithçka, ka pushtuar gjithçka, alternativa e vetme është ikja….
Por ka edhe një ndërgjegjësim të qytetarëve, të përzëmë Rilindjen dhe të rikthejme normalitetin nën qeverisjen e PD-së dhe kjo po ndodh.

Si përfaqësuesi më i lartë i opozitës sot në Kukës dhe nesër në pushtet cili do të ishte garancia që do t’u jepnin qytetarëve që nuk do të jeni si Rilindja?

Ne dhamë një leksion demokracie në votimin e anëtarësisë, ne treguam vlerën, përgjegjësinë, integritetin moral dhe shoqëror, treguam qe jemi forcë politike që vetkorrigjohemi, që interesi i qytetarëve është më i madh se interesi i një personi, ne jemi forca që rrezuam komunizmin, ne do te jemi forca politike që do të bëjmë Shqipërine si Europa.
Ne kemi treguar se kemi kapacitete njerëzore që do t’i vëmë në dispozicion të Kukësit dhe kuksianëve për tu shërbyer qytetareve, për të bashkëqeverisur me ta dhe për interesat e tyre dhe jo për xhepat e hajdutëve, siç po veprojnë pushtetarët e Rilindjes.
Shembulli i mirë i qeverisjes së PD-së për Kukësin ishte 2005-2013 ku u ndërtuan qindra km rrugë, dhjetera shkolla, ujësjellësa qendra shëndetësore.
Po për 8 vjet të Rilindjes çfarë u ndërtua në Kukës? Asgjë, veç u vodh dhe u shkaterrua! Qytetari e bën diferencen vetë. Ndaj ne jemi të sigurtë për fitoren!

Pas fitores së PD, cila do të jetë kërkesa juaj ndaj qeverisjes së Lulzim Bashës, për gjënë e parë që duhet të bëjë për Kukësin?

Natyrisht , gropa e Rilindjes ku ka rënë Kukësi dhe Shqipëria është shumë e madhe, ndaj duhet shumë pune nga qeveria e Lulzim Bashës për ëe kthyer normalitetin dhe demokracinë në vend.
Përkushtimi, programi, alternativa zhvillimore, mbështetja e grupeve të interesit resurset njerëzore janë të bollshme për të kthyer shpresën, besimin tek demokracia, adresimi i fondeve tek nevoja e qytetarëve dhe jo xhepat e pushtetarëve, do të ketë më shumë mundësi për rrugë të fshatrave që Kukësi i ka copë-copë, për sigurimin e ujit të pishem pasi Kukësi është i vetmi qytet gadishull në mes të ujit dhe vuan për ujë, e dhjetera probleme të tjera imediate, por une jam i bindur në realizimin e dy premtimeve z. Basha në Kukës:
1- Vendimi i parë i Qeverisë Basha do të jetë heqja e traut të Kalimashit.
2- Brenda mandatit të parë të qeverisë Basha do të marrë zgjidhje përfundimtare problemi i tokave të përmbytura nga Liqeni i Fierzës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular