BallinaOP EDKomisioni dhe Këshilli Kombëtar, si fillim i një thellimi të nevojshëm

Komisioni dhe Këshilli Kombëtar, si fillim i një thellimi të nevojshëm

Nga Spiro Cura
Komisioni i Perzgjedhjes se Kandidaturave per deputet dhe Kryetar bashkie ne Partine Demokratike ka ne perberje te tij 5 personalitete te politikes e me gjere, sipas fushes se mbulimit perkates. Te pese anetaret kane kapacitetet e duhura te selektojne dhe japin nje produkt burimesh njerezore te nivelit mbimesatar ne funksion te perfaqesimit. Ketu edhe konsensusi i bazes se demokrateve,ndihmon per vleresim ne kete drejtim. Parimi i ketij votimi eshte aristokratik. Pra me konsensus te plote ose minus dikë. Mosdhenia e konsensusit nuk eshte kunder. Deri ketu cdo gje ne rregull.
Por ka disa aspekte qe Komisioni dhe baza e PD mund te mos arrijne ti trajtojne dot. Nje sistem vlerash vetjake te personave per perfaqesim qe nuk mund te shkruhen ne nje formular dhe nuk kuptohen ne nje gjendje pa veprim. Psh te qenurit nje person Mbivetjak qe mendon se rregullimi i se teres garanton edhe veten. Raporti vetjak i Besimit me Racionalizmin, Shpirtit me Materializmin, Idealizmi me Sensualizmin, vullneti per pushtet me vullnetin per pasurim, shikimin e Botes si objekt organizimi me shikimin e botes si objekt plaçkitjeje, rangun si hierarki sociale me pasurine financiare si diferencim, shoqeria si organizem me shoqerine si koleksion individesh, erotiken si burim lumturie dhe vazhdimesie me erotiken si ves, kultin e amoralitetit pra erotik pa pasoja etj.
Por nje aspekt tjeter i rendesishem eshte fryma e Epokes qe jetojme. Cilat jane ndjeshmerite qe vijne ne raport me ato dekadente. Si psh Hirearkia me Barazine, Disiplina me Lirine, Autoriteti me Parlamentarizmin, Shteti me Shoqerine,Aristikracia me Plutokracine,Stabiliteti me Mocionin e vazhdueshem, Pergjegjshmeria me Papergjeshmerine dhe Anonimitetin ,Permbushja e detyres me Kerkimin e Lumturise, Arti i praktikuar konform kultures me Art per Art etj etj.
Ky proces mbaron me votimin ne Qarkun e fundit. Pikerisht aty eshte e nevojshme te kemi nje proces te thelluar nga Keshilli Kombetar i PD,jo vetem si organi me i larte i partise midis kongreseve, por edhe si Elita e Partise e zgjedhur. Ka dy fusha ku KK mund te jap vulen e vet. E para krijimi i Nenkomisioneve te drejtuara nga anetaret e Komisionit aktual per te trajtuar aspektet e mesiperme dhe zgjeruar segmentin e perfaqesimit politik per zgjedhjet e ardhshme me te pakten 30% duke ulur segnentin e bazes ne 50%. E dyta keto Nenkomisione duhet te filtrojne kandidaturat e mundshme edhe ne Diaspore lidhur me Parazitizmin Kulturor. Nese kontaktet e tyre dhe perkatesia kulturore e profesionale bien ndesh me shendetin kulturor, ky fenomen duhet bllokuar atje ku mundet dhe te fitohet kohe per nivel te rrenjezuar kulturalisht perfaqesimi. Me thjesht personalitete profesionale te lidhura me establishmente politike dhe ekonomike qe vendosin Shoqerine mbi Shtetin duhen frenuar ne fazen e pare te perfaqesimit. Pyetja, se ne cilen dere ke trokitur me pare: Ne ate te nje Kishe apo nje Sindikate, kerkon pergjigje. Ata duhet te riformatizohen. Vetem Keshilli Kombetar ka kapacitetin per nje vleresim te tille. Dhe ne fund Mbretrit po vijne dhe janë te Vertete.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular