BallinaBotaMe zjarr të vërtetë/Turqia ndez sërish tensionet, bën veprimin e papritur në...

Me zjarr të vërtetë/Turqia ndez sërish tensionet, bën veprimin e papritur në zonën mes ishujve grekë

Turqia ka rritur sërish tensionet në Egjeun Lindor, ku ka njoftuar për stërvitje me zjarr real të marinës së saj në zonën mes ishujve grekë Rodos dhe Kastelorizo

Stërvitja është planifikuar më 29 shtator nga ora 8:00 deri në 4:00, ndërsa janë paralajmëruar mjetet e tjera lundruese që të kenë kujdes.

Ky vendim vjen pas deklaratës së Presidentit Rexhep Tajip Erdogan më herët sot, i cili me rastin e përvjetorit të betejës detare të Prevezës në shtator 1538 tha se Turqia do të vazhdonte të mbronte “Atdheun e Kaltër” të saj, duke iu referuar zonave detare.

“Sot, si një nga 10 vendet që mund të projektojë, ndërtojë dhe mirëmbajë anije luftarake, ne do të vazhdojmë të forcojmë forcat tona detare dhe të mbrojmë” Atdheun Blu “për të forcuar ndjenjën e besimit tek aleatët tanë dhe për të vazhduar të mbrojmë interesat tona” , theksoi presidenti turk.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular