BallinaKryesore“Rivalitet sot, bashkim nesër”/ Votimi në qarkun Dibër, Paloka: 25 prilli do...

“Rivalitet sot, bashkim nesër”/ Votimi në qarkun Dibër, Paloka: 25 prilli do të jetë një goditje finale, vendi i Ramës është në…

Nënkryetari i PD, Edi Paloka ne një deklaratë për shtyp nga Bulqiza, ku po mbahet votimi i anetaresise per kandidatët për deputetë, e cilesoi impresionuese pjesemarrjen deri tani.

“Shoh që anëtarësia e Partisë Demokratike edhe në Bulqizë e ka vlerësuar ashtu siç duhet këtë proces dhe po vazhdon me ritme të kënaqshme të votoje për të bërë përzgjedhjen e atyre përfaqësuesve më të mirë të PD qe ata shpresojnë dhe pretendojnë që do t’i përfaqësojnë nesër jo vetëm në parlamentin shqiptar dhe pushtetin lokal, por edhe në administratën e ardhshme të qeverisë se Partisë Demokratike”, tha Paloka.

Sipas tij, 25 prilli do të jetë një goditje finale.

“Ne e kemi deklaruar dhe do t’i qëndrojmë deri në fund. Rama duhet të shkojë përpara drejtësisë dhe vendi i tij normalisht është në burg. Kaq të zeza sa i ka bërë shqiptarëve ky njeri, kur them shqiptarëve, jo vetëm brenda kufijve zyrtarë të Shqipërisë, nuk i ka bërë përveç Enver Hoxhës, askush tjetër’, tha Paloka.

Pyetje: Në gjithë Qarkun e Dibrës ka vazhduar votimi i nisur që prej orës 10.00. Si po ecën votimet?

Edi Paloka: Siç e ndoqët edhe vetë, pjesëmarrja është impresionuese sepse, realisht, unë pata merakun edhe të kohës, edhe të faktit që shumë fshatra janë larg. Por për fat të mirë, shoh që anëtarësia e Partisë Demokratike edhe në Bulqizë e ka vlerësuar ashtu siç duhet këtë proces dhe po vazhdon me ritme të kënaqshme të votoje për të bërë përzgjedhjen e atyre përfaqësuesve më të mirë të PD qe ata shpresojnë dhe pretendojnë që do t’i përfaqësojnë nesër jo vetëm në parlamentin shqiptar dhe pushtetin lokal, por edhe në administratën e ardhshme të qeverisë se Partisë Demokratike. Sot unë konstatova një fakt tjetër të rëndë për Bulqizën. Bulqiza në fakt gjithnjë ka qenë një nga zonat më të varfra në Shqipëri, një paradoks për të cilën mbase edhe në kemi përgjegjësinë tonë si PD kur kemi qeverisur. Një qytet që jeton mbi pasuri të tëra, por që vuan varfëri ekstreme, thashë është një paradoks i rëndë. Por sot konstatova për fat të keq, që edhe ato pak firma të kromit që punonin deri dje, kanë mbyllur dyert dhe kanë çuar njerëzit në shtëpi. Pra, situata bëhet gjithnjë e më e rëndë dhe bashkë me këtë situatë të rëndë edhe domosdoshmëria për një ndryshim sa më të shpejtë.

palokaProcesi që në po bëjmë sot është vetëm hapi i parë drejt këtij ndryshimi. 25 prilli do të jetë një goditje finale për të larguar të keqen, por do të jetë edhe dita e parë ku ndryshimi do të fillojë realisht. Unë ju uroj suksese jo vetëm sot bulqizakëve, por jam i bindur që, siç fituam nga pak, zonat ku PD fitoi në 2017, këtë herë rezultati do të jetë shumë më i thellë. Sigurisht me njerëzit që po I përzgjedhin vetë dhe mendojnë se do t’i përfaqësojnë sa më denjësisht nesër në Parlament dhe në të gjithë institucionet shtetërore.

Pyetje: A mendoni që do të ketë përçarje PD në këto zgjedhje që po bëhen sot?

Edi Paloka: Çdo garë, për të qenë të sinqertë, krijon edhe një lloj pakënaqësie, krijon probleme është e vërtetë. Por ajo që unë shoh është besimi në këtë proces dhe jam i bindur që nëse sot ndihet një frymë rivaliteti midis kandidatëve, nesër të gjithë do të jemi bashkë. Jemi koshient ne, ata që përfaqësojnë PD në këtë proces dhe çdo anëtar i PD që e keqja e këtij vendi është Rama dhe ai duhet larguar një orë e më parë.

Këtu në Bulqizë gjeta midis kandidatëve mirëkuptim të plotë dhe aspak frymë rivaliteti, por edhe nëse ka rivalitet nuk ka asgjë të keqe, gara ndaj është, por e rëndësishme është që besimi se nesër të gjithë bashkë, këshgtu siç jemi të fortë, do të përmbysim Ramën, kjo është gjëja më kryesore.

Pyetje: Nëse PD në vitin 2021 do të vijë në pushtet, do të mbani zgjedhje vendore brenda vitit 2021?

Edi Paloka: Siç e dini, ne kemi kërkuar vazhdimisht që zgjedhjet vendore të bëhen bashkë me ato Parlamentare, por nëse Rama, që e shihni çdo ditë, nuk është njeriu që mban marrëveshje dhe zbaton marrëveshje. Nëse Rama nuk do ta bëjë këtë, sigurisht e drejta do të shkojë në vend. Gjykata Kushtetuese do të marrë vendimin e duhur sapo Rama ta lejojë të krijohet, por kam frikë se nuk do ta lejojë të krijohet derisa të jetë ai në pushtet dhe zgjedhjet vendore do të bëhen në momentin më të parë që do të vendosë drejtësia shqiptare, jo drejtësia e Ramës, por ajo që do të japë drejtësinë realisht.

Pyetje: Ambasadorja e Amerikës ka kërkuar që Gjykata Kushtetuese të ngrihet brenda këtij viti.

Edi Paloka: Në fakt edhe opozita ka kohë që kërkon që Gjykata Kushtetuese të ngrihet. Jemi i vetmi vend në botë, përfshirë dhe ato diktatoriale, ku Gjykatat nuk funksionojnë më dhe, jo vetëm për shkak të vullnetit politik të qeverisë, vullnetit politik të Ramës.

Ramës nuk i duhen gjykatat qoftë edhe ku i kontrollon vetë, sepse i sheh si rrezik që sjellin për vendimet e tij jo vetëm absurde për nga ana ligjore, por edhe atë anti njerëzore.

Sa të jetë Rama, me thirrjet apo pa thirrjet e SHBA-së dhe të të gjithë partnerëve, gjykatat do të ngrihen në këtë vend. Ramës nuk i intereson dhe nuk besoj se do të lejojë që siç ka bërë deri tani që kjo Gjykatë të ngrihet.

Pyetje: Me humbjen e pushtetit Rama do të shkojë përpara drejtësisë dikur?

Edi Paloka: Ne e kemi deklaruar dhe do t’i qëndrojmë deri në fund. Rama duhet të shkojë përpara drejtësisë dhe vendi i tij normalisht është në burg. Kaq të zeza sa i ka bërë shqiptarëve ky njeri, kur them shqiptarëve, jo vetëm brenda kufijve zyrtarë të Shqipërisë, nuk i ka bërë përveç Enver Hoxhës, askush tjetër.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular