BallinaLifestyleArbër Hajdari zbulon emrin e vajzës së biznesmenit që i ka “rrëmbyer”...

Arbër Hajdari zbulon emrin e vajzës së biznesmenit që i ka “rrëmbyer” zemrën

Në puntatën e parë të ‘Shiko Kush Luan’ sezoni i katërt pati një risi. Siç u premtua edhe më parë nga autorja dhe moderatorja e programit, Luana Vjollca këtë sezon do të ketë shumë lojëra të reja.

Një nga lojërat ishte dhe “Loja ime”, një lojë që sugjerohej nga publiku me anë të komenteve në instagramin e “Shiko Kush Luan”.

Në këtë lojë, njëra prej komentueseve, kishte kërkuar që secili nga të ftuarit të thoshte emrin e partnerit apo partneres ose të hante një spec djegës.

Ndër personat që pranoi të tregonte emrin e partneres dhe mos pranonte të hante specin djegës ishte Arbër Hajdari. Dihej nga më parë se Hajdari ishte në një lidhje dashurie, por zbuloi ekskluzivisht emrin e vajzës që ka rrëmbyer zemrën e tij në “Shiko Kush LUAN”.

Hajdari ka treguar me spontanitet se vajza “misterioze” që i ka rrëmbyer zemrën quhet Vlera, e cila vjen nga një familje e pasur nga Kosova dhe është personazh publik që njihet më shumë nga bota e biznesit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular