BallinaKryesoreFOTOT/Jeta e re në arrest shtëpie e Fjolla Morinës pasi u kap...

FOTOT/Jeta e re në arrest shtëpie e Fjolla Morinës pasi u kap me armë, misteri i pronave dhe bizneseve me vlera marramendëse

Fjolla Morina është rasti më i fundit ku kronika e rozë takohet më kronikën e zezë. Një ditë pasi gjykata e liroi nga qelia, këngëtarja nga Kosova është shfaqur në rrjetet sociale me anë të një video ku duket teksa buzëqesh dhe ndihet e lumtur nga përqafimet e vajzës së saj.

Këngëtarja nga Kosova u arrestua teksa tentonte të hynte në Shqipëri, ndërsa në çantën e saj iu gjet pistoletë, çakmak pistoletë dhe 23 fishekë.

Pas arrestimit, këngëtarja u tha se ka qenë në gjendje të rëndë psikologjike, ku pas analizave të kryera, rezultoi fillimisht se ajo është në muajin e dytë të shtatzënisë.

Por me një eko të dytë që ajo bëri rezultoi se këngëtarja nuk ishte shtatzënë, duke rënduar edhe më tej pozitën e saj para trupit gjykues. Fjolla pranoi për policinë e Kukësit se arma e zjarrit pistoletë tip “Zoraki” dhe 23 fishekë, i përkisnin asaj.

“Unë i ndërroj shpesh çantat dhe armën e kisha vënë disa kohë më parë, pikërisht në çantë. E kam harruar aty, dhe sot e mora çantën pa ditur që pistoleta ishte ende aty brenda dhe udhëtova drejt Shqipërisë,”- është shprehur ajo.

Ndërkohë këngëtarja është dënuar me vendimin “Arrest shtëpie” nga Gjykata e Kukësit. Seanca nisi rreth orës 13:00 ku Morina u detyrua të rikthehej ka mbërritur për herë të dytë në Gjykatën e Kukësit, pasi gjatë seancës së parë të zhvilluar në orën 08:20 deklaroi se ishte shtatzënë, dhe kërkoi që të lihej në arrest shtëpie.

Më pas u mësua se në Gjykatë këngëtarja e arrestuar disa ditë më parë kishte thënë se ishte shtatzënë. Në seancën e parë të mbajtur në orën 10 të paradites gjykata kërkoi të dhëna në lidhje me gjendjen shëndetësore dhe këngëtares i është kryer një vizitë për të vërtetuar nëse është shtatzënë apo jo.

Avokatja e këngëtares kërkoi që klientja e saj të mos lihej në burg. Në gjyq ishin edhe dy shoqëruesit që ishin me të në makinë, biznesmeni 29- vjeçar nga Gjilani, Fisnik Syla dhe shoferi Fitim Muji.

Në fund gjykata vendosi masën arrest shtëpie për këngëtaren, e cila është e detyruar të jetojë në qytetin e Kukësit në një shtëpi me qira deri në përfundimin e hetimit dhe daljen e saj në gjyq për armëmbajtje pa leje.

Fjolla Morina u kap disa ditë më parë në pikën e kalimit kufitar në Morinë, me një pistoletë dhe municione në çantën e saj. Pas arrestimit këngëtarja përfundoi në spital për shkak se nuk po ndihej mirë.

PRONAT DHE BIZNESET QË FJOLLA MORINA BËRI TË VETAT BRENDA VITIT

Fjolla Morina është treguar shumë e rezervuar për sa i përket jetës së saj personale, duke e mbajtur larg vëmendjes së medieve. Por këngëtarja këtë vit është komentuar për jetën e saj luksoze që e promovon në rrjetet sociale.

Edhe pse një vit problematik sidomos në çështjen e parave dhe ekonomisë, për Fjollën ka rezultuar ndryshe. Brenda një viti ajo u ka prezantuar ndjekësve të saj pasurimin e shpejtë me super vilë, super biznes në Prishtinë dhe në fund një makinë luksoze dhuratë.

Para arrestimit Fjolla Morina publikoi një video të momentit kur suprizohej nga një mashkull, i cili i bëri dhuratë një makinë “Audi Q7”.

“Hajt për hajër, ta gëzosh!”dëgjohej ai duke i thënë.

Ndërsa i kërkonte të ndizte makinën: “Pse nuk i provove çelësat?”

“Nuk jam gati,”- i kthehej ajo e emocionuar.

Fjolla nuk zbuloi identitetin e mashkullit misterioz, që mesa duket është partneri i saj. Por makina ishte një nga të mirat materiale që Fjolla bëri të vetat këtë vit.

Ajo është bërë me shtëpi të re super luksoze, dhe e këtë gjë e tregoi përmes një postimi në Instagram.

Ajo publikoi një fotografi, në të cilën tregonte se si duket nga jashtë vila e saj duke e shprehur se ndjehej e bekuar.

“E bekuar në shtëpinë time të re!”, shkruante ajo sipër fotos. Ndërkohë që pak kohë më parë ajo inauguroi një super dyqan luksoz në Prishtinë, ku shet veshje të shtrenjta.

Mediet e Kosovës kanë nisur me pyetjet se nga i burojnë gjithë këto para Fjollës, e cila duket se muzikën e bën për qejf. Kujtojmë se projekti i fundit nga Fjolla Morina titullohet “Kape”, i shoqëruar edhe me videoklip. Ndërkohë që sa i përket jetës private, nënë e dy vajzave ka pasur gjithmonë ulje-ngritjet e veta por që ia ka dalë. /Panoramaplus.al

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular