BallinaIntervistaKandidatët/Kreu i PD Mat Arjan Lika: Listë fituese, 25 prilli data e...

Kandidatët/Kreu i PD Mat Arjan Lika: Listë fituese, 25 prilli data e “funeralit” të qeverisjes së Rilindjes

Anëtarësia e Partisë Demokratike dega Mat dje kanë votuar kandidatët për deputet duke konfirmuar të plotë listën. Arjan Lika, kreu opozitës lokale në Mat, deklaron se qytetarët mezi presin ditën që t’i bëjnë gjykimin e duhur këtij pushteti të korruptuar dhe kriminal.
Një ditë pas zgjedhjeve, duke folur për startnews.al, z.Lika flet për procesin që nisi tek anëtarësia dhe po aty u finalizua përzgjedhja, për pritshmërinë që strukturat kanë nga Kryesia e PDSH dhe Këshilli Kombëtar, për keqqeverisjen e qeverisjes lokale dhe qendrore të Rilindjes si dhe garanton se është gati për përballjen e radhës me kundërshtarin politik duke fituar bindshëm.
Zoti Lika ndalet tek keqqeverisja, e kur thotë se Rama dhe Rilindja tashmë janë të larguar e thekson qartë kur pohon; “pushteti rilindas në Mat dhe në gjithë Shqipërinë tashmë është çështje kalendarike. Ky pushtet ka rënë, njerëzit mezi po presin 25 prillin që t’i bëjnë përcjelljen e fundit”.
Gjatë intevistës për startnews.al, z.Lika thotë se sot Mati e Dibra janë rrethi e qarku me nivelin më të lartë të varferisë. Kjo është e papranueshme dhe se me Bashën kryeministër Mati e qarku i Dibrës do të ketë një zhvillim cilësor e historik në rikthimin e punës, jetës e dinjitetit të krejt kësaj treve.

Ja si rrëfehet më tej për startnews.al, Arjan Lika.

Zoti Lika,  sapo anëtarësia votoi listën e kandidatëve për deputetë përzgjedhur nga Komisioni  i Vlerësimit pranë PDSH. Si e konsideroni këtë proces i cili nisi dhe u mbyll tek anëtarësia?

Dje u realizua procesi i konsultimit nga anëtarësia e listës së kandidatëve të ardhur nga Komisioni i Vlerësimit pranë PDSH. Duhet të them se ishte një proces që për herë të parë zhvillohej në PD, por për herë të parë zhvillohet në spektrin e politikës shqiptare prej 30 vitesh. Me këtë proces PD pati kurajon të vendosë një ndër standartet më të larta demokratike evropiane në përzgjedhjen e kanditaturave. Në bindjen time procesi kaloi shumë mirë. Sigurisht që ishte një garë dhe si çdo garë kishte emocionet e veta. Pjesëmarrja e lartë dhe gara mes kandidatëve përveç emocioneve i dha më shumë rëndësi këtij procesi dhe përcaktoi një standart demokratik të brendshëm të pakrahasueshëm me çdo kohë apo subjekt politik. Demokratët matjanë votuan dje. Ata me votën e tyre konfirmuese edhe kontestuese dhanë mesazhe të qarta, që besoj do të jenë një themel i sigurtë i vendimit final të strukturave të larta të PDSH në shpalljen përfundimtare të listave të kandidatëve.
E them me bindje, pas këtij procesi demokratik e të rrallë në Shqipëri, por dhe ne Mat, demokratët dolën më të bashkuar, më të fortë e të bindur drejt një fitoreje spektakolare në zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit.



Cila është pritshmëria që strukturat e degës së PD kanë nga Kryesia e PDSH për listën e cila do të shkoj tashmë për votim më 25 prill tek qytetarët e Matit?

Pritshmëria e strukturave të PD Mat dhe çdo  demokrati matjan është që verdikti i tyre i qartë të vlerësohet drejt nga strukturat e larta të PDSH , në mënyrë që lista perfundimtare të jetë ajo që maksimalizon votën dhe udhëheq drejt fitores së sigurtë në 25 prill.

Kur na ndajnë 7 muaj nga dita e gjykimit qytetar mbi qeverisjen dhe e besimit për rikthimin në pushtet të PD dhe opozitës  shqiptare, sa jeni gati ju si degë e PD për ballafaqimin e radhës me kundërshtarin dhe sa besoni në fitore kësaj here?

PD dega Mat, demokratët matjanë, por dhe qytetarët matjanë janë gati në çdo moment të ballafaqohen në mënyrë demokratike e me votë me pushtetin e rilindjes. Ne ecim pa asnjë dyshim,të sigurtë drejt një fitoreje historike për Matin e për Shqipërinë. Objektivi ynë realist është dyfishimi i qartë i votave dhe mandateve në Mat e gjithë qarkun Dibër. Strukturat e PD Mat janë gati për këtë ballafaqim, janë të forta e më të bashkuara se kurrë. Ne presim vetëm ditën kur çdo qytetar i Matit të ketë mundësinë të shkojë te kutia e votimit.

Partia Socialiste, ose Rilindja i ka të gjithë pushtetet në nivel qendror dhe lokal. Sa i ka mbajtur premtimet e dhëna për qytetarët e Matit?

Qeverisja e Rilindjes në Mat është e pjesë degradimit të qeverisjes së Rilindjes në gjithë vendin. Një pushtet që nuk vjen përmes votës, por rrëmbehet me forcën e bandave dhe gazit helmues nuk ka asnjë shans të punojë e të bejë diçka të mirë për qytetin e për vendin. Por, sinqerisht mendoj se pushteti rilindas në Mat dhe në gjithë Shqipërinë tashmë është çështje kalendarike. Ky pushtet ka rënë, njerëzit mezi po presin 25 prillin që t’i bëjnë përcjelljen e fundit. Sot të flasësh për pushtetin e rilindasve është të flasësh për të shkuarën, një të shkuar të hidhur, të dhimbshme të cilën njerëzit do t’i japin verdiktin e merituar në 25 prill.

Nëse ju pyesim si qytetar, a mendoni që këto 7 vite Rilindja ka bërë të paktën një gjë për Matin. Po, nëse do iu pyesnim për dëmet që kjo keqeverisje iu ka shkaktuar bashkëqytetarëve tuaj?

Çdo qytetar matjan e ka fare të qartë çfarë i ka bërë Rilindja Matit e Shqipërisë. Jo vetëm Mati, por gjithë qarku i Dibrës është zhytur në varfëri. Niveli i emigrimit është i frikshëm. Njerëzit largohen nga varfëria e papunësia. Bizneset mbyten, shëndetësia është në gjendje të mjerueshme. Nevojat bazike  të qytetarëve mbeten të paplotësuara. Ndërsa Rilindja i mbyt me propogandë bajate që të kujton kohën e PPSH. Sot Mati e Dibra janë rrethi e qarku me nivelin më të lartë të varferisë. Kjo është e papranueshme dhe kjo është ajo që pas 25 prillit do të ndryshojë në mënyrë radikale.
Ç’ka bërë Rilindja për Matin? Asgjë përveç kamioneve të ushtrisë që hedhin ndonjë kile zhavorr elektoral në funksion të fushatës së Olta Xhackës.

Si përfaqësuesi më i lartë i opozitës sot në Mat dhe nesër në pushtet cili do të ishte garancia që do t’u jepnin qytetarëve që nuk do të jeni si Rilindja?


Garancia e çdo kujt është fjala e besa e dhënë. Garancia e çdo kujt është fuqia për të ndryshuar veten dhe pastaj vendin. PD si asnjë forcë politike ka bërë për Matin e për Shqipërinë. PD si asnjë forcë tjetër ka patur forcën e kurajon të ballafaqohet ndershëm me qytetarët,e të dëgjojë zërin e tyre. PD si asnjë forcë tjetër ka patur forcën të pranojë e të korrigjojë edhe kur ka gabuar. Sot çdo shqiptar është dëshmitar i forcës së brendëshme transformuese të PD. Kjo ndershmëri me qytetarët na bën sot të dalim hapur para shqiptarëve të kerkojmë të na bashkohen në betejën jo vetëm për të çliruar vendin nga Rilindja, por të ndërtojme një të ardhme të sigurtë,një të ardhme të punës e dinjitetit.

Pas fitores së PD, cila do të jetë kërkesa juaj ndaj qeverisjes së Lulzim Bashës, për gjënë e parë që duhet të bëjë për Matin?

Unë e kam mbështetur e mbështes pa rezerva Lulzim Bashën, jo vetëm pse është kryetari i PD, por se te ai shoh formatin perëndimor të liderit,te ai shoh qytetarin e denjë, njeriun që di të dëgjojë e reflektojë, te ai shoh shtetarin e formuar,por pa u druajtur se po nxjerr nje sekret po iu them atë ç’ka i kam thënë dhe atij. Interesat e Matit dhe matjaneve do të kenë prioritet më të madh në marrëdhëniet tona. Lulzim Basha e di se Mati e krejt qarku jonë ka nevojë për vëmendjen e kryeminsitrit të ardhshëm.
Lulzim Basha e di që këta njerëz kanë nevojë për mbështetje e investime të fuqishme për të shpëtuar prej varfërisë e për të zhvilluar zonën. Detyra ime është që këto interesa të Matit e matjanëve t’ia përcjellë çdo ditë para vëmendjes kryeministrit të ardhshëm.
Jam i bindur se me Bashën kryeministër Mati e qarku i Dibrës do të ketë një zhvillim cilësor e historik në rikthimin e punës, jetës e dinjitetit të krejt kësaj treve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular