BallinaKryesore‘Rilindja nuk paguan mësuesit për orët shtesë’/Publikohet FOTO dhe urdhri skandaloz

‘Rilindja nuk paguan mësuesit për orët shtesë’/Publikohet FOTO dhe urdhri skandaloz

Një denoncim ka ardhur nga ish-deputeti i PD-së Luan Baçi, i cili ka publikuar një urdhër skandaloz, që u është dërguar Drejtorive të Shkollave nga specialistja e ZVAP FIER.

Në postimin e tij në Facebook, Baçi thekson se ky është një urdhër absurd, ndërsa shton se Rilindja nuk paguan mësuesit për orët shtesë që ata zhvillojnë.

Postimi i plotë i Luan Baçit:

Ky urdher absurd, u eshte derguar drejtorive te shkollave nga specialistja e ZVAP FIER, natyrisht e urdheruar nga eproret e saj rilindas.

Pavaresisht udhezuesit, per vitin e ri shkollor, qe nuk bene dallime, mes lendeve te ndryshme, urdheri u kerkon Drejtoreve te shkollave te mos paguajne oret suplementare, mesueseve qe japin  lendet me zgjedhje.

Ne Gjimnaze ky problem eshte me i mprehte, pasi ketu, jane gjysma e  lendeve me zgjedhje.

Ne klasat 10-11 dhe ne klasen e 12.

Duke pare lendet qe perfshihen te keto ore, muzike, vizatim, edukim fizike ne 9 vjeçare.

Ne Gjimnaz module dhe projekte dhe ne klasen e 12, kimi , biologji, fizike, histori etj, i bie qe asnje mesues te mos paguhet me ore suplementare.

Sipas ketij email-i shumica e mesuesve te Gjimnazeve edhe pse realizojne dyfishin e oreve te mesimit, nuk duhet tu paguhen oret suplementare, pasi shumica e mesueseve japin edhe lende berthame edhe lende me zgjedhje.

Kjo eshte manovra e radhes e drejtuesve te rilindjes, per ti vjedhur mesuesit, pasi nuk u mjafton, qe ne 7 vite nuk u rriti asnje lek pagen.

Ne 7 vite nuk u dha pagen e 13 qe e merrnin ne qeverine e PD.

Ne 7 vite po i mbajne ne friken e largimit nga puna, per motive politike dhe banale.

Urdheri eshte kundershtuar nga drejtuesit e shkollave dhe tani duke qene se ndihen te mbrojtur nga kthimi i socialisteve te vjeter ” trima” dhe te “ndershem” ne krye te PS ne Fier, kane reaguar duke u thene qe nuk e zbatojne kete urdher, por e kerkuan edhe ndihmen tone, pasi akoma “trimat” e ” ndershem” ne krye te PS nuk e kane marre situaten ne dore.

Gjithesesi pritet nje “lufte” e ashper per kalimin e pushtetit nga Rilindja te PS dhe kjo lufte si fillim po perqendrohet te Drejtorite kryesore.

1 / 1

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular