BallinaAktualitetShërohet nga koronavirusi kreu i FRPD-së Belind Këlliçi

Shërohet nga koronavirusi kreu i FRPD-së Belind Këlliçi

Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka njoftuar sot se sapo ka përfunduar karantinën 2 javore, pasi kishte rezultuar pozitiv në koronavirus Covid-19.

Ka qenë vetë Këlliçi ai që e ka njoftuar këtë gjë, me një postim në faqen e tij në Facebook.

Reagimi i plotë i Belind Këlliçit

Karantina 2 javore mori fund!

Ju falënderoj të gjithëve që më qëndruat pranë dhe më uruat shërim të shpejtë. Kjo periudhë karantine shërbeu për mua si një reflektim për sfidat që na presin.

Ju uroj një të Diel të mbarë, pranë të dashurve tuaj. Mos harroni! Bëni kujdes, ruani distancën sociale, lani duart sa më shpesh dhe përdorni masivisht maskat mbrojtëse!

Belindi

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular