BallinaSportVIDEO/ Barcelonës i mjafton një pjesë, Koeman debuton me “poker” golash

VIDEO/ Barcelonës i mjafton një pjesë, Koeman debuton me “poker” golash

Barcelona e nis me goleadë sezonin e ri në La Liga. Debutim perfekt për Roland Koeman në stol, djemtë e të cilit mposhtën 4-0 Villarealin në “Camp Nou”. Ansu Fati, adoleshenti i talentuar i ekipit katalanas, gjeti dy herë rrugën e rrjetës brenda 4 minutave.

Aksion klasik i katalanasve në minutën e 15-të. Jordi Alba niset nga krahu i majtë, asist për 17-vjeçarin dhe topi në rrjetë. Ansu Fati shënon sërish pak çaste më vonë, kësaj radhe pas një topi të marrë nga Philippe Coutinho.

Trefishimi vjen në minutën e 35-të. Penallti për vendasit dhe Leo Messi nuk gabon. Barcelona nuk ndalet dhe në minutën e fundit të fraksionit të parë, vjen autogoli i Pau Francisco Torres.

Pjesa e dytë nuk dhuroi emocione. Djemtë e Koeman menaxhuan avantazhin e katërfishtë, teksa “nëndetësja” e verdhë nuk ia doli të shënonte golin e nderit. Përfundimisht 4-0 për Barcelonën, që e nis në mënyrën e duhur sezonin e ri. /abcnews.al

La Liga, java e tretë
Barcelona-Villareal 4-0
(Ansu Fati 15′, 19′, Messi (pen) 35′, Torres (aut) 45′)

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular