BallinaAktualitetFOTOLAJM/ Evis Kushi do ndëshkojë nxënësit për masat Anti-COVID, por vetë e...

FOTOLAJM/ Evis Kushi do ndëshkojë nxënësit për masat Anti-COVID, por vetë e mban hundën jashtë maskës

Inspektimin e parë në terren, Evis Kushi e ka nisur me këmbën e majtë. Ndërsa takoi mësues dhe nxënës në shkollat e Tiranës, ajo tha se duhen marra masa ndëshkuese për mësuesit e nxënësit që nuk respektojnë masat anticovid.

“Sa më shumë kujdes. Është shumë e rëndësishme vendosja e maskës dhe distanca me njëri-tjetrin. Jo vetëm në klasë por edhe kur dilni jashtë edhe kur shkoni në shtëpi. Për vete, për mësuesit dhe prindërit. Jo këtu të rrini me distancë dhe sa të dilni në oborr të përqafoheni me njëri-tjetrin. Drejtoresha ju lutem të jeni sa më strikt me masa ndëshkuese dhe sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit që nuk respektojnë masat”, tha Kushi, në një klasë, por ndërsa fliste këto fjalë, ministrja e mbante maskën në mënyrë të gabuar.

Shikojeni në këtë foto, se si maska i mbulon vetëm gojën, ndërsa hunda e ministres është jashtë, me siguri sepse ashtu është më e lehtë të marrësh frymë, por në anën tjetër vë në rrezik fëmijët që u dashkan ndëshkuar për shkelje të tilla.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular