BallinaBotaFrikë nga një valë e dytë? Merkel e shqetësuar: Duhet të ndërhyjmë,...

Frikë nga një valë e dytë? Merkel e shqetësuar: Duhet të ndërhyjmë, shifrat mund të arrijnë 19 mijë në ditë

Shifrat e te prekurve nga COVID-19 janë në rritje përsëri në të gjithë Evropën dhe në Gjermani, duke shkaktuar frikë nga një valë e dytë. Kancelarja Merkel thuhet se ka paralajmëruar zyrtarë të lartë të partisë se numri i rasteve mund të kalojë 19,000 në ditë.

Kancelarja Angela Merkel është thellësisht e shqetësuar për rritjen e ndjeshme të infeksioneve të koronavirusit në Gjermani, tha zëdhënësi i saj të hënën.

Sipas DW Merkel paralajmëroi zyrtarët e lartë te CDU gjatë një takimi online se numrat e rinj të infeksioneve të përditshme mund të arrijnë 19,200 nëse vazhdon trendi i diteve te fundit.

Infeksionet janë rritur në të gjithë Evropën për javë të tëra, nderkohe qe Franca dhe Spanja raportojnë rritjen më të mprehtë prej mbi 10,000 rastesh në ditë.

Në Gjermani, të dhënat nga Instituti Robert Koch për sëmundjet infektive treguan se numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Gjermani është gjithashtu në rritje. Infeksionet ditore u rritën me 1,192 të hënën. Infeksionet e reja arritën mbi 2,000 në ditë mesatarisht gjatë javës së fundit.

Për krahasim, në kulmin e krizës në fund të marsit dhe në fillim të prillit, Gjermania po raportonte më shumë se 6,000 raste të reja në ditë.

Kancelarja i konsideroi numrat e infeksioneve në Evropë shqetësuese dhe deklaroi se Gjermania duhej të bënte gjithçka për të shmangur rritjen e numrave.

“Ne duhet të ndërhyjmë,” u citua Merkel të thoshte. “Ne duhet të vendosim përparësi, domethënë mbajtjen e ekonomisë në funksion dhe mbajtjen e shkollave dhe çerdheve të hapura. Futbolli është dytësor për momentin.”- tha ajo, duke shtuar e grumbullimesh, festat, vizitat e dendura në bare, ngjarjet fetare etj ishin gjithashtu një arsye për shqetësim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular