BallinaSportVIDEO/ Fantastik Valdet Rama, futbollisti shqiptar realizon supergol në Gjermani

VIDEO/ Fantastik Valdet Rama, futbollisti shqiptar realizon supergol në Gjermani

Ish-futbollisti i Kombëtares dhe Kukësit, Valdet Rama, realizoi ditën e djeshme një supergol me fanellën e Mepen, në sfidën ndaj Uerdingen, të fituar nga skuadra e shqiptarit me rezultatin 0-2.

Në minutën e 58-të, 32-vjeçari, me një goditje mjeshtërore nga jashtë zonës, e ka dërguar topin në trekëndësh, duke mos i dhënë asnjë shans portierit kundërshtar, teksa vulosi shifrat në 0-2.


Kjo përballje ishte e vlefshme për javën e dytë të kampionatit në ligën e 3-të gjermane, ku Rama aktivizohet prej 2 sezonesh. Shqiptari është një ndër më të dalluarit te skuadra e Mepen. Sezonin e kaluar sulmuesi i krahut realizoi 6 gola në 24 sfida me këtë skuadër. PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular