BallinaKronikeE rëndë/ Vogëlushja abuzohet seksualisht nga një burrë, gruaja fshehu krimin

E rëndë/ Vogëlushja abuzohet seksualisht nga një burrë, gruaja fshehu krimin

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Drenas të Kosovës, ku një e mitur është abuzuar seksualisht nga një burrë.

Express mëson se partnerja e abuzuesit kishte qenë në dijeni të kësaj ngjarje të rëndë, ndërsa nuk kishte treguar.

Dy të dyshuarit thuhet se ishin në lidhje dashuri dhe se viktima ishte familjare e gruas.

Çifti është arrestuar me urdhër të prokurorit, ndërsa ndodhen në paraburgim.

Nga Prokuroria Themelore në Prishtinë kanë thënë se është caktuar masa e paraburgimit ndaj dy të dyshuarve.

‘Lidhur me këtë rast, krejt çka mund të themi është se prokurori i Departamentit për të Mitur në Prishtinë ka ushtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy personat e dyshuar’, tha zëdhënësja për informim e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular