BallinaAktualitetKLSH: Institucionet kanë shkaktuar 36 milionë euro dëm në 6 muaj

KLSH: Institucionet kanë shkaktuar 36 milionë euro dëm në 6 muaj

Nga 34 subjekte të audituara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në gjysmën e parë të këtij viti u konstatua një dëm rreth 36 milionë euro.

Ky dëm vjen si efekt i abuzimit me shpenzimet ose mosrespektimit korrekt të ligjit që ka sjellë humbje në të ardhura për subjektet e audituara.

Referuar raportit të KLSH thuhet se parregullsitë dhe shkelje financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm ekonomik janë në shumën totale prej 2,178,898 mijë lekë ose 17,5 milionë euro.

“Indikatori i dobisë së auditimit (raporti i dëmeve të zbuluara nga KLSH në vlerën 2,178,898,000 lekë (17,5 milionë euro) me shpenzimet buxhetore faktike të KLSH-së në vlerën 175,028,241 lekë) është 12,4” vlerëson institucioni suprem i auditit.

I njëjti raport vlerëson se ka konstatuar shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e subjekteve të audituara, në shumën totale prej 2,276,488 mijë lekë, afërsisht 18.3 milionë euro nga e cila:

“Janë 1,058,199 mijë lekë në fushën e të ardhurave, afërsisht 8,5 milionë Euro dhe 1,218,289 mijë lekë afërsisht 9,8 milionë euro, në fushën e shpenzimeve jo me eficiencë, efektivitet dhe ekonomicitet të fondeve, si dhe shkelje të disiplinës buxhetore lidhur me likuidimin e shpenzimeve, keqmenaxhimin e fondeve të programuara apo mungesë kontrolli në realizimin e procedurave të prokurimit jo në përputhje me kuadrin ligjor” thuhet në raport.

Por cilat janë fushat ku janë konstatuar edhe shklejet më të mëdha që kanë rezultuar me një dëm më të madh ekonomik për buxhetin e shtetit?

Sipas raportit kryeson pjesa e tatim-taksave në vlerën mbi 1 miliardë lekë ndërsa në Dogana ky dëm është mbi 453 milionë lekë. Kjo sa i takon pjesës së të ardhurave ndërkohë që sa i takon shpenzimeve dëmi më i madh është konstatuar tek investimet me mbi 336 milionë lekë ndërsa në vend të dytë janë shpenzimet për paga, shpërblime dhe sigurime.

KLSH nga auditimet e realizuara për periudhën Janar – Qershor 2020 i ka përcjellë prokurorisë 10 kallëzime dhe indicie penale.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular