BallinaKryesore“1000 të zezat” fiskale të qeverisë” të thëna nga goja e Fondit...

“1000 të zezat” fiskale të qeverisë” të thëna nga goja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN)

Nga Shereferin Shehu
Ish/zvminister i Financave

Këtë radhë FMN-ja tha më shumë nga të zezat që na ka bërë Z. Rama por natyrisht me gjuhën e saj. Pandaj po përpiqem që t’i listoj ashtu siç i tha FMN-ja por pak më shkoqur dhe të lexueshme edhe për jo-profesionistët.
Ekonomia do të ketë ulje me 7,5% (BERZh-i thotë 9%);
Borxhi publik shkon mbi 80 përqind të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB ose GDP);
Defiҫiti i buxhetit të shtetit rritet në 7 % të PBB-së;
Edhe pse dëmet nga tërmeti dhe pandemia ishin kolosale shpenzimet e luksit nw buxhet nuk u shkurtuan;
Shpenzimet buxhetore nuk kanë efektivitet;
Investimet publike nuk shkojnë për nevoja prioritete dhe kryhen me cilësi të ulët;
Dy skemat e fundit të dorëzanisë shtetërore nuk u përfshinë në buxhet dhe nuk u raportuan asgjëkundi;
PPP-të me propozim të pakërkuar duhet të ndërpriten ;
Sistemi tatimor është i padrejtë, i komplikuar, i copëzuar, jo-transparent dhe nuk nxit rritjen ekonomike;
Ndryshimet e shpeshta dhe klienteliste të ligjeve tatimore e kanë destabilizuar sistemin tatimor dhe e kanë bërë jo-transparent;
Amnistia fiskale që është në process duhet të anullohet;
Rindërtimi pas tërmetit po bëhet jashtë institucioneve, pa transparencë dhe pa llogaridhënie;
Fondet e rindërtimit nuk janë përfshinë dhe miratuar në buxhetin e shtetit;
Procedurat e kontrollit të financave publike nuk u zbatuan për prokurimin, mbikëyrjen, raportimin dhe audutimin e pavarur të fondeve të rindërtimit;
Mbështetja buxhetore për njerëzit dhe bizneset e dëmtuara nga tërmeti u dha me preferencë politike (pa kritere për përfituesit), pa transparencë dhe pa llogaridhënie;
Korporata Shqiptare e Investimeve është një rrezik i madh për buxhetin e shtetit;
Detyrimet e prapambetura nga mospagimi i faturave buxhetore dhe rimbursimi i TVSH-së po rriten çdo ditë.
Kjo listë tregon se sa e vështirë është që vendi të marrë veten pa ndryshuar Qeverinë. Por rrotacioni politik nuk mjafton pa ndryshime në system që në gjuhën teknike quhen reforma strukturore në ekonominë dhe institucionet e vendit. Prandaj edhe PD-ja duhet të bëjë një program për ringritjen e ekonomisë përveç çekut 1 (një) milionsh dhe mbështetjes sociale.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular