BallinaUncategorizedEMRAT/Goditet banda e grabitjes së argjendarive, pranga 3 shqiptarëve dhe një italiani....

EMRAT/Goditet banda e grabitjes së argjendarive, pranga 3 shqiptarëve dhe një italiani. Makina që braktisën i bëri ‘gropën’

Një italian dhe tre shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohen si autorë të grabitjes së dy argjendarive. Ngjarjet kanë ndodhur një në 16 qershor dhe tjetra në 22 gusht 2020, ndërsa kjo e fundit ndodhej brenda një qendre tregtare.

Mediat fqinje shkruajnë se shqiptarët e arrestuar janë Klejdo Islamaj, 27 vjeç, Arber Budani dhe Gentian Silaj, të dy 24, të tre banues në Guiglia, ndërsa italiani ishte 23-vjeçari me banim në Brindisi, Massimiliano Livera.

“Duke respektuar masat anti-COVID” grupi i hajdutëve kishin hyrë në dyqan me maska dhe kapakë në fytyrë.

Më pas me shkopinj ata kërcënuan shitësit që t’i jepnin bizhuteritë që kapnin vlerën e 65 mijë eurove.

Nga ana tjetër, në Stroili, dyqanin e qendrës tregtare grabitja kishte qenë edhe e dhunshme. Të katërt pjesëtarët e grupit kishin hyrë me fytyra të mbuluara,  me maska dhe kapakë dhe menjëherë kishin filluar të thyenin xhamat ku mbaheshin sendet e çmuara. Ata arritën të grabisnin bizhuteri që kapnin vlerën e 80 mijë eurove.

Arrestimi

Në të dyja ngjarjet autorët kishin përdorur një makinë të vjedhur për të kryer sulmet. Por në përfundim të ngjarjeve ata e kishin braktisur mjetin.

Por në të kishin harruar një pllakë floriri, që e kishin vjedhur nga dyqani në Strolli.

Pas vëzhgimit të kamerave të sigurisë së dyqaneve dhe vendeve që dyshohet se ishin vjedhur makinat, karabinierët arritën që të gjejnë ‘vendbanimin’ bandës.

Ishte një apartament në Guiglia. Kështu më pas policia në orët e para të mëngjesit të së hënës arrestoi shqiptarët, ndërsa italiani u arrestua në shtëpinë e tij në Pulia.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular