BallinaAktualitet“U përballa me vdekjen, kisha haluçinacione”! Ish-deputeti i PS rrëfen betejën me...

“U përballa me vdekjen, kisha haluçinacione”! Ish-deputeti i PS rrëfen betejën me Covid: Mjekët nuk mq…

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Toçi, rrëfeu përballjen e tmerrshme me koronavirusin.

Në një lidhje me “Skype” në News24, ish-deputeti Toçi tha se është prekur shumë rëndë nga virusi Covid-19 dhe ka kaluar një periudhë 55 ditë në regjim shtrati, ku 45 ditë ka qenë i shtruar te “Shefqet Ndroqi”.

“Kam kaluar një periudhë 55 ditë në regjim shtrati, 45 ditë te ‘Shefqet Ndroqi’. Pas kësaj, nuk është se jam akoma në gjendje fare normale, që të bëj aktivitete të zakonshme. Covid ka dhe një periudhë tjetër që nuk është shumë e shkurtër, kur pacienti kërkon të rehabilitohet pas një kohe të gjatë në kushte spitalore. Edhe unë po kaloj këtë periudhë. Gjatë kohës që ishte në spital kam humbur 20 kg. Sot lëviz normalisht të dal me familjarë e miq, bëj jetë normale, por jo që të ushtroj aktivitete. Uën jam prekur në kushte shumë të rënda. Nuk mund ta vë gishtin ku e kam marrë këtë sëmundje. U preka nga ky virus në momentin kur nuk do ta besoja kurrë”, tha ish-deputeti.

Më tej, Toçi shtoi se trajtimi i virusit në kushte shtëpie, kur skaneri të nxjerrë se je prekur sadopak, është një gabim fatal. Sipas tij, brenda 10 ditësh që ai qëndroi në shtëpi, mushkëritë iu prekën nga 30% në 70%, prej ku pati dhe humbje të vetëdijes.

“Unë vendosa ta kaloja në kushtet e shtëpisë dhe ky ishte një gabim fatal. Kur bën skanerin dhe del që je prekur sadopak, në kushtet e shtëpisë është e pamundur ta luftosh virusin. Pas 10 ditësh që u përkeqësova shumë, kisha temperaturë, djersë, kisha të gjitha shenjat e këtij virusi, iu drejtova spitalit dhe doli që mushkëritë e mia ishin prekur brenda 10 ditësh nga 30% në 70%. Pashë mosbesimin e mjekëve se nuk do ja dilja kësaj lufte. Ditët e para të spitalit, dhe kur kalova në reanimacion për 3 javë, kam pasur momente të humbjes së vetëdijes. Dola nga vetvetja dhe u përballa me vdekjen, ndaj dhe pak gjëra mbaj mend. Jeta ime u vu në pikëpyetje të madhe”, shtoi ai.

Teksa u pyet në lidhje me listat e hapura, ish-deputeti theksoi se forcat politike në vend po luftojnë për të gjetur një model se si t’ju interesojë atyre. Mes të tjerash ai tha se të njëjtat figura të vjetra politike qarkullojnë, ndërsa nuk u jepet mundësia të rinjve.

“Të jem i sinqertë, azhornimi nuk është aq i madh sa do ishte në kushtet normale. Kam qenë direkt ose indirekt i interesuar. Besoj se këto zgjedhje do të zhvillohen dhe në kushte të vështira, dhe për shkak të virusit, i cili e rëndon situatën për të bërë fushatën normale, takime normale. Kjo tentativë që po bëhet nga forcat politike, për të gjetur një formulë, po më duket si fillim që secili a forcë politike të gjejë atë formulë që të jetë më i sigurt. Shumë pak figura nga politika e vjetër kanë ndryshuar. Janë ata nga mandati në mandat, dike mos sjellë asnjë alternativë të re. E kanë provuar pushtetin dhe duhet të riciklohen. Pak hapësira po lihen për fytyra të reja. Politika shqiptare ka pasur nevojë prej kohësh dhe ka nevojë më shumë se kurrë. S’mund të shkohet me mandate pa fund me të njëjtat figura, duke sjellë një stanjacion në zgjedhje. Ky vend ka nevojë për figura të reja. S’po shoh përpjekje për një alternativë për të ndryshuar diçka reale. Po shikohet dhe po merren forcat politike se ku do të jenë nesër ata me formulën e re për zgjedhjet.”, tha Toçi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular