BallinaBotaKryeministri armen: Turqia po ringjall Perandorinë Osmane, priteni në Vjenë nëse kalon...

Kryeministri armen: Turqia po ringjall Perandorinë Osmane, priteni në Vjenë nëse kalon nga ne

Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan tha se qëllimi i Turqisë është i qartë, ringjallja e Perandorisë Osmane.

“Unë pres një pozicion të qartë. Nëse bashkësia ndërkombëtare nuk e vlerëson siç duhet rëndësinë gjeopolitike të asaj situate, atëherë Evropa mund të presë Turqinë pranë Vjenës,” tha Pashinyan në një intervistë për gazetën gjermane “Bild”.

Sipas tij, kjo lidhet me politikën imperialiste të Ankarasë.

Ai tha se Nagorni-Karabaku dhe Armenia tani janë “vija e parë e civilizimit”.

“Problemi është se armenët në Kaukazin e Jugut janë pengesa e fundit për zgjerimin e Turqisë në veri, jug-lindje dhe lindje. Politika imperialiste e Turqisë kapërcen Kaukazin e Jugut. Vetëm shikoni veprimet e Turqisë në Mesdhe, Libi, Lindjen e Mesme, Irak dhe Siri, por edhe Evropën kontinentale. Nëse Turqia arrin të realizon këto, pritni ata në Vjenë”, theksoi Pashinyan.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular