BallinaKronikeKontrabandë armësh nga Shqipëria: Makina me kallashnikovë kapet nga Dogana e Kosovës,...

Kontrabandë armësh nga Shqipëria: Makina me kallashnikovë kapet nga Dogana e Kosovës, dy arrestime

Dogana e Kosovës njoftoi se ka zbuluar një rast kontrabande armësh nga Shqipëria në Kosovë. Tre kallashnikovë të çmontuar janë tentuar të futen nga Shqipëria për në shtetin fqinj, por doganierët kosovarë i kanë pikasur ata nën ndenjësen e pasagjerit. Dy shqiptarë janë arrestuar.

“Njëssit e anti-kontrabandës së Doganës së Kosovës sot kanë zbuluar të fshehura në një automjet me targa të Shqipërisë armë, respektivisht tre (3) AK-47 të çmontuar, – njoftoi Dogana e Kosovës.

“Gjatë kontrolleve rutinore në pikë kalim e Vërmicës oficerët doganor kanë selektuar këtë automjet për kontroll të detajuar, në automjet gjendeshin dy shtetas të Shqipërisë. Gjatë kontrollit nën ulësen e bashkudhëtarit janë gjetur të çmontuara tre armët AK47.

Personat janë ndaluar si dhe automjeti është kontrolluar në detaje, derisa rasti është përcjellë tek Policia e Kosovës për hetime të mëtejme.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular