BallinaKryesorePD në protesta pas ndryshimeve në Kod? Bylykbashi: Opozita përgatitet tani...

PD në protesta pas ndryshimeve në Kod? Bylykbashi: Opozita përgatitet tani…

Presidenti Ilir Meta u shpreh sot se do të rikthehet në shesh, pas miratimit të ndryshimeve në Kodin e ri Zgjedhor.

I pyetur në emisionin “Open”, nëse PD do pranojë si Presidenti të zbresë në shesh, ish-deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi nuk dha një përgjigje të qartë, por tha se opozita nuk do të lejojë maxhorancën “t’i vërë flakën urës që të çon te dera e BE”.

Ai tha se pavarësisht sistemit, opozita përgatitet për të hyrë në zgjedhjet e 25 prillit, duke u shprehur i bindur për fitoren.

“Hera e fundit që ka ndodh ndryshim të sistemit zgjedhor ka qenë viti 1998 dhe Kodi Zgjedhor i viti 2000. Një ndryshim rregullash themelore të njëanshme që prodhoi konflikte politike. Konflikti i madh politik të cilin ky zotëri po shkakton, Shqiptarët presin tu hapet dera e BE ai vë flakën urës që të çon te dera e BE. Opozita këtë nuk do ta lërë të kalojë. Mos t’i hymë “si” sepse janë vendimmarrje politike. Opozita përgatitet tani që, pavarësisht sistemit zgjedhor, të fitojmë zgjedhjet e 25 prillit të vitit 2021. Me çfarëdo lloj sistemi do t’i fitojmë”, tha Bylykbashi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular