BallinaTe tjera1950/“Çamët merren me punë private e me tregti”

1950/“Çamët merren me punë private e me tregti”

Nuk mjaftonte halli që kishin, por edhe ai që sajohej. Në fillim të vitit 1950, Këshilli i Ministrave mori nga Ministria e Punëve të Brendshme çështjen e refugjatëve të ardhur në Shqipëri deri këtë kohë. Në një raport të datës 28.7.1950 të kryetarit të Degës për Refugjatët në Këshillin e Ministrave, Koço Kopora, paraqiteshin si problematikë 600 “demokratët grekë” të cilët jetonin bashkë me bagëtinë e tyre, si dhe çamët, të cilët ishin shpërndarë në gjithë Shqipërinë dhe merreshin me punë private e tregti (e cila për regjimin ishte “treg i zi” dhe “matrapazllëk”). “Demokratët” grekë ishin komunistët që ishin larguar nga Greqia nga lufta civile. Në kushtet e atëhershme, me bagëtinë që posedonin, ata bënin karshillëk te një regjim si ai komunist me probleme të mëdha në ushqimin e popullit. Po ashtu popullsia çame, e njohur si punëtore, shumë shpejt kishte mundur që zgjonte zilinë te drejtuesit e regjimi komunist.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular