BallinaKryesore"Biznesi i madh i goditur nga keqqeverisja, taksat e larta dhe mungesa...

“Biznesi i madh i goditur nga keqqeverisja, taksat e larta dhe mungesa e ndihmës”, Basha: Plani me 5 pika i PD…

Biznesi i madh i goditur nga keqqeverisja, taksat e larta dhe mungesa e ndihmës. Basha: Vendi nuk është i varfër, por i vjedhur. Do të ketë mbështetje direkte për biznesin nga qeveria e PD.

Kryetari i Partisë Demokrati, Z. Lulzim Basha, bashkëbisedoi sot me një numër sipërmarrësish të mëdhenj të sektorit të mobilerisë në Nikël të Fushë-Krujës. Qëllimi i kësaj vizite të Z. Basha ishte të dëgjonte drejtpërdrejt shqetësimet dhe kërkesat e tyre në këtë gjendje kolapsi të ekonomisë.

Prodhuesit e mobilerisë i janë shtuar listës së eksportuesve shqiptarë prej disa vitesh dhe furnizojnë klientë në rajon dhe veçanërisht në vendet e BE-së. Si prodhues, eksportues dhe punëdhënës të rëndësishëm, ata kanë marrë një goditje të rëndë nga politikat e gabuara fiska…

Kredia e bizneseve me qëllim për të paguar rrogat e punonjësve dhe për të ruajtur vendet e punës duhet të subvencionohet nga shteti.

• Kushtet e garancisë sovrane për biznesin të rishikohen që të përfitojnë të gjithë, jo vetëm një grusht oligarkësh.

• Plani me 5 pika i PD nuk është një mrekulli, por është një plan konkret për të stabilizuar dhe normalizuar një situatë krize të thellë ekonomike dhe sociale.

DEKLARATA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, PAS TAKIMEVE ME BIZNESIN E MADH

Në planin tonë që ka të bëjë me këto gjashtë muaj është e domosdoshme që sipërmarrja në tërësi të mbështetet.

Dhe për mbështetjen e sipërmarrjes ne kemi dy masa të veçanta, për biznesin e vogël një çek prej 1 mijë eurosh për gjashtë muajt e ardhshëm për të paguar shpenzimet e taksave, energjisë dhe shpenzime të tjera dhe për të mbajtur kokën mbi ujë, sepse jam shumë i brengosur nga numri i madh i bizneseve që po falimentojnë përditë, jo përjavë, bëhet fjalë për dhjetëra biznese që falimentojnë përditë. Njerëz që dalin nga puna, të vetëpunësuar që humbin të ardhurat me të cilat ushqejnë veten e tyre dhe familjen e tyre.

Sa i përket sipërmarrjes punëdhënëse siç është kjo ku jemi sot e të tilla ka shumë edhe në zonën e Niklës dhe kudo në Shqipëri, është e domosdoshme që të kenë mundësi që të përfitojnë nga kredia me garanci sovrane, pra kredia me interes të ulët.

Dhe në planin tonë me 5 pika parashikojmë që interesi mbi 2% të subvencionohet nga shteti, pra të jenë në gjendje ta marrin kredinë jo më shumë se 2 % kur bëhet fjalë për kredinë për shpenzime operative apo për investime kapitale.

Kredia që u duhet, siç u duhet disave, për fat të keq, për të paguar rrogat e punonjësve, sepse nuk i paguajnë dot, sepse nuk shesin dot, duhet të jetë me zero interes dhe duhet të subvencionohet tërësisht nga shteti.

Në letër këto gjëra janë thënë, në praktikë nuk janë bërë dhe kanë përfituar shumë pak njerëz, kanë përfituar një grusht njerëzish që populli i quan oligarkë.

Prandaj është e domosdoshme për sipërmarrjen të Niklës dhe të gjithë Shqipërisë që garancia sovrane për biznesin dhe për sipërmarrjen punëdhënëse dhe që ka shumë punonjës, të funksionojë, kushtet të rishikohet, të jenë në gjendje të shkojnë në banka dhe t’i marrin me interes të ulët kredie sepse imagjinoni larg qoftë, mbyllja e një biznesi të tillë do të thotë automatikisht 50 familje humbasin bukën e gojës.

Përsa i përket masave të tjera për njerëzit, ne kemi propozuar në planin me 5 pika, që të gjithë ata që humbën vendin e punës për shkak të situatës gjatë këtij viti të marrin një cek prej 160 mijë lekësh të vjetra çdo muaj për 6 muajt e ardhshëm. Dhe për këdo që ka humbur vendin e punës dhe e rimerr në punë, punëdhënësit i jepet një çek prej 200 mijë lekësh të vjetra në muaj me kusht që ta rimarrë në punë atë që është detyruar ta largoja nga puna për shkak të pandemisë.

Dhe së fundi edhe për pensionistët të cilët edhe nga mosha, edhe nga pensionet që janë tërësisht të ulëta dhe nuk përballojnë dot koston e jetesës, në veçanti në pandemi ku kanë kosto shtesë një çek prej 20 mijë lekësh të vjetra në muaj për 6 muajt e ardhshëm për çdo pensionist për të përballuar kostot shtesë. Është një plan konkret, nuk është një mrekulli, por është një përpjekje për të stabilizuar dhe normalizuar një situatë krize të thellë ekonomike dhe sociale. Ky është plani me 5 pika i Partisë Demokratike.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular