BallinaKryesoreBasha takohet me Komisionerin për Zgjerimin Oliver Varhelyi. Ja temat e diskutuara...

Basha takohet me Komisionerin për Zgjerimin Oliver Varhelyi. Ja temat e diskutuara…

Komisioneri europian për zgjerimin, Oliver Varhelyi të mërkurën pasdite ka zhvilluar një takim me liderin e opozitës, Lulzim Basha.

Mësohet se takimi është zhvilluar në selinë e PD-së, teksa kanë marrë pjesë edhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, ish-deputetja Jorida Tabaku dhe përfaqësues të tjerë të opozitës.

Pata kënaqësinë të pres sot Komisionerin Europian për Zgjerimin Oliver Varhelyi. Pasi e falenderova për ndihmën e jashtëzakonshme që BE i ka dhënë Shqipërisë për përballimin e pasojave të tërmetit dhe të pandemisë e informova për situatën tejet të vështirë ekonomike dhe korrupsionin që po i varfëron gjithnjë e më shumë shqiptarët dhe po mban larg investitorët e huaj. Në këtë situatë të vështirë ndihma e BE-së është jetike për të rritur mirëqenien dhe mbështetur sipërmarrjen.

Me Komisionerin e Zgjerimit diskutuam dhe për reformën zgjedhore të miratuar në mënyrë të njëanshme dhe që shembi themelet mbi të cilat u arrit marrëveshja e 5 qershorit. Gjatë bisedës i bëra të ditur zotit Varhelyi se reforma zgjedhore është ndryshuar dhe miratuar në mënyrë të njëanshme, në shkelje të Kushtetutës. PS duke e ditur se ndryshimet janë në kundërshtim me praktikat e mira të zgjedhjeve refuzoi marrjen e mendimit të OSBE/ODHIR. Për herë të parë në Shqipëri u shkelën praktikat konsensuale mbi të cilat janë kryer reformat zgjedhore deri më sot. Ky akt cënon rëndë standartin e zgjedhjeve, të cilat janë kusht i rëndësishëm për të ardhmen dhe integrimin e vendit.

E sigurova Komisionierin Varhelyi se për Partinë Demokratike dhe Opozitën e Bashkuar mbetet prioritet integrimi europian i Shqipërisë dhe krijimi i mundësive për shqiptarët që të jetojnë si europianë në vendin e tyre.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular