BallinaKryesore"Kot lodhen së gënjyeri”- Teliti: Ja sa përfitojnë arsimtarët, mjekët dhe infermierët...

“Kot lodhen së gënjyeri”- Teliti: Ja sa përfitojnë arsimtarët, mjekët dhe infermierët me taksën e sheshtë 9%

Eksperti i ekonomisë, Dorjan Teliti dhe shefi i kabinetit të kreut të PD-së, thotë se me taksën e sheshtë prej 9 %, shqiptarët do të kenë më shumë para në xhepat e tyre.

Teliti sqaron me shifra se sa përfitojnë mjekët, infermierët dhe arsimtarët nga taksa prej 9% e propozuar nga lideri demokrat, Basha, ndryshe nga taksa progresive e aplikuar nga Partia Socialiste në pushtet.

“Më kot lodhen së gënjyeri, shqiptarët e dinë të vërtetën e qartë dhe të thjeshtë”- thotë Teliti, duke shtuar se vendi ynë ka taksat më të larta në rajon.

Reagimi i plotë:

Taksa e sheshtë 9% = më shumë para në xhepat e të punësuarve.

Qeveritarët e taksave më të larta në rajon, të tenderave e PPP-ve korruptive, braktisësit e ekonomisë edhe në kohë pandemie, nuk reshtin së genjyeri dhe mashtruari.

MASHTRIMI i Qeverisë: me planin Basha për taksën e sheshtë 9% mbi të Ardhurat Personale mbi Pagat, të punësuarit do të paguajnë më shumë tatim.

E VERTETA: me heqjen e taksimit progresiv dhe me implementimin e planit Basha me taksën e sheshtë 9%, të gjithë të punësuarit do të paguajnë më pak tatim, të gjithë do të kenë më shumë para në xhepin e tyre për konsum.

Konkretisht, me taksën e sheshtë 9% mbi tatimin mbi të ardhurat personale nga paga:

Një mjek do të paguajë 38 mijë lekë (të reja) më pak në vit.

Një infermier do të paguajë 17 mijë lekë (të reja) më pak në vit.

Një mësues do të paguajë 22 mijë lekë (të reja) më pak në vit.

Më kot lodhen së gënjyeri, shqiptarët e dinë të vërtetën e qartë dhe të thjeshtë.

25 prilli po afron ✌️, #ditëmëtëmira do të vijnë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular