BallinaKronikeEkzekutimi i vëllait të Talo Çelës në Elbasan, policia në gjurmët e...

Ekzekutimi i vëllait të Talo Çelës në Elbasan, policia në gjurmët e autorit, aksion për kapjen e tij

Policia e Elbasanit është afër kapjes së autorit të vrasjes së taksistit Bujar Çela. BalkanWeb mëson se policia ka rënë në gjurmët e autorit të vrasjes që ndodhi në 17 shtator të këtij viti në Bradashesh të Elbasanit, pas arrestimit të Erion Alibej një ditë pas ekzekutimit.

Personat e dyshuar nuk janë gjetur nga policia, e cila aktualisht është në një aksion në terren, ndërsa ata janë në kërkim.

Vrasja ka dyshime se ndodhi si shenjë hakmarrje për vëllain e tij Talo Çela, të shumëkërkuar pas grabitjes në aeroportin e Rinasit, por edhe për vrasjen e dy vëllezërve Haxhia në Durrës.

Viktima ishte baba i tre vajzave, i martuar dhe jetonte në këtë zonë, ndërsa ndihej nga banorët si një. njeri i qetë, punëtor dhe që shihte hallet e tij. Ndërsa me të vëllanë, Talo çela thuhet se nuk kishte marrëdhënie, madje vitet e fundit nuk flisnin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular