BallinaIntervista"Kandidatët e PD dinjitoz", Ferit Ringaj: Puka gati të shporr Rilindjen, bashkitë...

“Kandidatët e PD dinjitoz”, Ferit Ringaj: Puka gati të shporr Rilindjen, bashkitë bëjën punë fasadë

Anëtarësia e Partisë Demokratike prej 25 shtatorit në të gjitha degët e PD ka votuar për konfirmimin ose jo të kandidatëve të cilat janë propozuar po prej tyre.
Votimi ka ardhur pas selektimit të kandidaturave nga ana e Komisionit të Vlerësimit në PDSH dhe sërish baza ka vendosur për ta.
Anëtarësia e degës së PD, Puke ka votuar më 30 shtator, duke dhënë votbesimin e saj për kandidatët që do të dëshironin t’i përfaqësonin në zgjedhjet e 25 prillit dhe mandej në Parlamentin e Shqipërisë.
Kreu i opozitës lokale në Pukë, deklaron se Rilindja për banorët e Pukës dhe Fushë-Arrësit i përket të shkuarës dhe qytetarët mezi presin 25 prillin për ta bërë fakt.
Për startnews.al, Kryetari i PD, dega Pukë, Ferit Ringaj flet për procesin që nisi tek anëtarësia dhe po aty u finalizua përzgjedhja, për pritshmërinë që strukturat kanë nga Kryesia e PDSH dhe Këshilli Kombëtar, për keqqeverisjen e qeverisjes lokale dhe qendrore të Rilindjes si dhe garanton se është gati për përballjen e radhës me kundërshtarin politik duke fituar bindshëm.

Zoti Ringaj ndalet tek keqqeverisja, e kur thotë se Rama dhe Rilindja tashmë e shkuara dhe mezi presin demokratët dhe qytetarët pukjanë për të votuar dhe larguar një orë e më parë me votësektin e Rilindjes nga pushteti.

Gjatë intevistës për startnews.al, z.Ringaj thotë se sot Puka dhe Fushë-Arrësi janë zona të varfëra dhe qytetarët do të kenë mbështetjen e qeverisë dhe PD dhe kryeminstër Bashës me mbështetje e investime për të zhvilluar zonën e ulur varfërinë duke shfrytëzuar të gjitha resurset që ka zona.

Zoti Ringaj,  anëtarësia votoi listën e kandidatëve për deputetë përzgjedhur nga Komisioni  i Vlerësimit pranë PDSH. Si e konsideroni këtë proces i cili nisi dhe u mbyll tek anëtarësia?

Procesi i konsultimit me anëtarësinë, është nga proceset historike që një forcë politike në Shqipëri ndërmerr si rezultat i demokratizimit të strukturave dhe kalimin e vendimarrjes te anëtarët. Ky proces ishte model për nga organizimi, ku secilit anëtar ju dha mundësia të shprehej fillimisht me propozimet e duke kaluar deri në konsultimin përmes votimit konfirmues apo kontestues. Ishte një garë e bukur mes kandidatëvë dhe nga ky proces demokratët pukjanë dolën më të bashkuar se asnjëherë tjetër drejt suksesit. Nuk ka si të ndodhë ndryshe në Partinë Demokratike që lindi si Parti e shpresës për shqiptarët. Anëtarësia e tha fjalën e saj në këtë proces me një pjesmarrje masive qoftë në takimet mbi propozimet por mbi të gjitha në procesin e votimit.

Cila është pritshmëria që strukturat e degës së PD kanë nga Kryesia e PDSH për listën e cila do të shkoj tashmë për votim më 25 prill tek qytetarët e Pukës dhe Fushë-Arrësit?

Natyrisht vendimarrja i takon forumeve më të larta të Partisë. I kemi bërë një shërbim shumë të mardh me propozimin dhe përzgjedhjen e kandidatëve duke qenë të bindur në arritjen e një rezultati pozitiv në zgjedhjet e 25 Prillit 2021. Ajo çfarë presin demokratët pukjanë është perfaqësimi dinjitoz dhe respektimi në listën përfaqesuese të Qarkut Shkodër.

Kur na ndajnë 7 muaj nga dita e gjykimit qytetar mbi qeverisjen dhe e besimit për rikthim në pushtet të PD dhe opozitës shqiptare, sa jeni gati ju si degë e PD për ballafaqimin e radhës me kundërshtarin dhe sa besoni në fitore kësaj here?

Edhe procesi që sapo mbyllëm në konsultim me anëtarësinë, pikërisht këtij qellimi i sherbën;-përgatitjes së gjithë strukturës për përballjen me kundërshtarin. E gjithë struktura e degës është gati, po punojmë intensivisht me detyra konkrete zonë për zonë. Ajo që vlen të theksohet është pakënaqësia e qytetarëvë ndaj qeverisë, pasi jo vetëm janë mashtruar por ndjehen totalisht të braktisur e të tradhëtuar nga mosmbajtja e premtimeve dhe mungesa e shpresës, kjo lehtësisht e vërtetuar pasi zona jonë ka patur largime massive të popullsisë. Mezi presin demokratët dhe qytetarët pukjanë për të votuar dhe larguar një orë e më parë me votësektin e Rilindjes nga pushteti.

Partia Socialiste, ose Rilindja i ka të gjithë pushtetet në nivel qendror dhe lokal. Sa i ka mbajtur premtimet e dhëna për qytetarët e Pukës dhe Fushë-Arrëzi?

Është e vërtetë që PS-ja i ka të gjitha pushtetet. Rilindja dhe përfaqësuesit e saj këtu në dy Bashkitë, jo vetëm që nuk kanë mbajur premtimet por edhe investimet që janë bërë përveçse korruptive kanë qenë vetëm fasadë dhe nuk kanë sjellur inpakt në jetesën e banorëve. Ndërkohë që qytetarët kanë nevojë për vende të reja pune, e përmirësim të kushteve të jetesës. Tashmë Rilindja i takon së shkuarës dhe si e tillë si në Pukë edhe në të gjithë Shqipërinë pritet vetem 25 Prilli për ta larguar këtë histori të keqe për Shqiptarët.

Nëse ju pyesim si qytetar, a mendoni që këto 7 vite Rilindja ka bërë të paktën një gjë për Puken dhe Fushe-Arrezin. Po, nëse do iu pyesnim për dëmet që kjo keqeverisje iu ka shkaktuar bashkëqytetarëve tuaj?

Investime fasadë, propagandë, korrupsion, mungesë shërbimesh. Kjo është përgjigja e kësaj pyetjeje që qytetarët pukjnë i kanë patur këto 7 vite. Dëmi që ka shkaktuar Rilindja? Kryesorja është largimi i popullsisë, emigrimi i tyre, rritja e varferisë ku pa frikë jemi zona më e varfër e Shqipërisë.

Si përfaqësuesi më i lartë i opozitës sot në Pukë dhe Fushë-Arrëz në opozitë dhe nesër në pushtet cili do të ishte garancia që do t’u jepnin qytetarëve që nuk do të jeni si Rilindja?

Në traditën më të shkelqyer të zonës që përfaqësoj ku jam rritur, edukuar dhe frymëzuar për tu përballur me sfida,garancia është fjala e dhënë dhe besa. Si drejtuesi PD-së në Pukë, i bindur që PD-ja është parti e interesave të qytetarëve dhe gjatë historisësë saj qeverisëse ka mbajtur fjalën me pukjanët dhe njëkohësisht kemi ditur  të reflektojmë edhe ndaj gabimeve, dhe nuk ka sot shqiptar që nuk po kupton fuqinë transformuese që PD-ja po sjell në demokratizimin e fuksionimit të saj si një garanci për qeverisjen e ardhshme. Ndaj është detyra parësore e imja dhe e gjithë strukturës së PD-së Pukë që të dalim hapur me qytetarët duke ju kërkuar bashkimin më të madh jo thjeshtë për të larguar Rilindjen, por mbi të gjitha për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për familjet e qytetarët pukjanë me qeverisjen e PD-së dhe kryeministrit të ardhshëm z.Lulzim Basha.

Pas fitores së PD, cila do të jetë kërkesa juaj ndaj qeverisjes së Lulzim Bashës, për gjënë e parë që duhet të bëjë për zonat tuaja?

Kam biseduar edhe më parë me z.Basha mbi problematikat e Pukës. Kryetari i PDSH, Lulzim Basha është shumë i informuar për hallet dhe shqetësimet e banorëvë të Pukës, dhe ai e din që këta njerëz kanë nevojë për mbështetje e investime për të zhvilluar zonën e ulur varfërinë duke shfrytëzuar të gjitha resurset që ka zona. Personalisht kerkesat ndaj z.Basha, kryeministrit të ardhshëm do të kenë vetëm një interes:- Atë të bashkëqytetarëve të mijë, që Puka të zhvillohet. Te z.Basha shoh formatin e një lideri perëndimor, njeriut që dëgjon e reflekton , një qytetar i denjë, një shtetar i mirëformuar, ndaj e kam mbështetur dhe do ta mbështes pa rezerva jo vetëm që eshtë kryetar i PD-së por mbi të gjitha për ta ndryshuar Pukën dhe gjithë Shqipërinë me të vetmin objektiv zhvillimin dhe bashkimin me familjen e madhe të Bashkimit Evropian.

 

 

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular