BallinaAktualitetVIDEO e abuzimit/Rama tallet me një person në nevojë pas Asamblesë

VIDEO e abuzimit/Rama tallet me një person në nevojë pas Asamblesë

Në përfundim të Asamblesë së PS, kryeministri Edi Rama gjeti mënyrën më të keqe për të reaguar. Ai postoi një video me një person të varfër që mbledh qindarka pranë kodrave të Liqenit duke bërë sikur këndon. Pasi e përdori këtë person në nevojë, ai e postoi videon online.

“Ju përshëndesim pas Asamblesë së PS tek Liqeni i Tironës me këtë mjeshtrin këtu…”, thotë Rama.

Qytetari duket edhe i dehur, teksa ‘argëton’ Ramën. Burimet thonë se ai është person i pastrehë.

Zëdhënësi i presidencës, Tedi Blushi reagoi menjëherë pas kësaj videoje.

“Tallja vulgare, denigrimi dhe poshtërimi që Edi Rama i bëri sot një qytetari në nevojë, të degraduar dhe në mjerim të plotë për shkak të keqqeverisjes së tij është një fyerje në dinjitetin njerëzor për çdo socialist, për çdo të majtë dhe për çdo shqiptar të ndershëm që vuan në varfëri ekstreme nga politikat antikombëtare të “Rilindjes” që kanë pasuruar vetëm një tufë oligarkësh dhe horrash në kurriz të popullit.

Kjo është fytyra e vërtetë dhe e vetmja alternativë që i ofron shqiptarëve ky i sëmurë psiqik: Vidh, denigro dhe sundo.

A mund të quhet socialist ky njeri që tallet publikisht me një person në nevojë?

A mund të quhet i majtë?

A mund të quhet shqiptar?

Cili kryeministër në botë tallet me varfërinë dhe mjerimin që i ka shkaktuar popullit të tij?

Vetëm një i sëmurë psiqik po.

Vojo Kushi nuk mbante veshur këpucë. Ai hipi mbi tank këmbëzbathur!

RUAJU NGA INATI I URAGANIT POPULLOR DJALI I KRISTAQ RAMËS!

KE HESAPE PËR TË LARË!” shkruan ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular