BallinaKryesoreFORMACIONET ZYRTARE/Shqipëria me 3 debutues ndaj Kazakistanit, ja si rreshtohen kuqezinjtë

FORMACIONET ZYRTARE/Shqipëria me 3 debutues ndaj Kazakistanit, ja si rreshtohen kuqezinjtë

Shqipëria luan ndaj Kazakistanit duke filluar nga ora 15:00, në ndeshjen e tretë të vlefshme për Ligën C në grupin 4 në Ligën e Kombeve. Një ndeshje ku kuqezinjtë e Edi Rejës do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, kjo edhe pas humbjes në ndeshjen e fundit ndaj Lituanisë në “Air Albania”, muajin e kaluar.

Shqipëria kërkon të dalë e para e grupit dhe për këtë arsye, ditën e sotme do të kërkohet vetëm fitorja, për të vazhduar më tej. Përsa i përket formacionit, në fushë do të jenë 3 debutues, si Broja në sulm, Kalaku në mesfushë dhe Kumbulla në mbrojtje.

Ndërkohë që vendin e Elseid Hysajt në krahun e djathtë e mere Federik Veseli, me Rejën që ka preferuar këtë të fundit para Memollës apo Lenjanit, që gjithsesi pozicionin natyral e kanë në krahun e majtë.

Formacionet zyrtare:

Kazakistani: (5-3-2)  Pokatilov, Bistrov, Maroçkin, Jernalov, Kerimzhanov, Sumjumbajev, Kuat, Tagibergen, Abiken, Zainutdinov, Aimbetov.  Trajner: M. Bilek.

Shqipëria: (3-5-2) Berisha, Kumbulla, Gjimshiti, Dermaku, Trashi, Veseli, Bare, Abrashi, Kallaku, Broja, Manaj. Trajner E. Reja.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular