BallinaAktualitetKoronavirusi/ Infektohet ish-deputeti socialist

Koronavirusi/ Infektohet ish-deputeti socialist

Ish-deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Bukurosh Stafa, i cili aktualisht është kryetar i Këshillit të Qarkut Elbasan eshte infektuar me Covid-19.

Stafa ka bërë testimin dhe ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Behet me dije se ai është në gjendje të mirë shëndetësore dhe atualisht është karantinuar në banesë.

Gjithashtu një pjesë e mirë e stafit të këshillit bashkiak janë karantinuar deri në daljen e përgjigjes së tamponit.

Ndërkohë, kujtojmë se Stafa nuk është i vetmi politikan shqiptar që është infektuar, pasi më parë e ka kaluar Covidin edhe deputeti Adriatik Alimadhi, Ralf Gjoni, Enver Roshi, Eljo Hysko dhe disa të tjerë.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular