BallinaOP EDNga Gurakuqi tek Beqaj, historia se si u djallos një vend

Nga Gurakuqi tek Beqaj, historia se si u djallos një vend

Nga Klodian Tomorri – 

Është magjepsëse, por historia e përsërit vetveten thuajse ne gjithçka. Fatkeqësisht ndonjëherë ne mënyre te mbrapsht.

Ne vitet 20 te shekullit te kaluar, shteti i sapoformuar shqiptar kishte nevoje per investime publike qe te nxirrte vendin nga varfëria dhe te shtynte ekonominë ne rrugën e zhvillimit. Por ne pamundësi për te siguruar hua ne tregjet financiare, qeveria e atëhershme ju drejtua mekanizmit te Partneritetit Publik Privat.

Ne shtator te vitit 1923, ne Parlamentin e Shqipërisë mbërritën kontratat e para te koncesioneve. Fillimisht ishte koncesioni i vajgurit me kompaninë angleze Anglo Persian, me pas ai i kripës, lëkurëve te bagëtive e kështu me radhe, pyjeve, duhanit, thuajse ne te gjithë sektorët dominonte te ekonomisë se atëhershme shqiptare.

Një shtet i sapoformuar nuk kishte ekspertizën për te negociuar marrëveshje komplekse, te cilat kishin pasoja shumëvjeçare për ekonominë. Ndaj shumica e koncesioneve praktikisht ishin lëshime për kompanitë e huaja dhe me përfitime te cunguara për shtetin shqiptar. Por ne Parlamentin e atëhershëm te Shqipërisë ndodhej një burrë, i cili për nga njohuritë dhe vizioni ne këtë fushe ishte te paktën 100 vjet përpara kohës se tij. Ky ishte Luigj Gurakuqi, njeriu i cili shtjelloi i pari publikisht ne Shqipëri te ashtuquajturën doktrinën e dyerve te hapura, pra tregut te lire dhe konkurrencës se barabarte për te gjithë.

Përmes disa fjalimeve te fuqishme, Gurakuqi do te shtronte para Parlamentit, ato qe duhet te ishin parimet e kontratave koncesionare.

Se pari, koncesionet nuk duhet te ishin ekskluzive dhe nuk duhet te ishin ne asnjë mënyrë monopol për te mos penguar futjen e kompanive te tjera.

Se dyti, afati i tyre duhet te ishte sa me i shkurtër për te mos e lënë vendin peng ne afatgjate.

Se treti, shteti shqiptar duhet te ruante maxhorancen, me te paktën 51 për qind te aksioneve, ne çdo shoqëri koncesionare te pasurive publike.

Se katërti, shoqëritë qe fitonin kontrata koncesionare nuk duheshin lejuar qe te transferonin koncesionin.

Se pesti, kontratat koncesionare, veç kriterit ekonomik duhet te mbanin parasysh edhe atë gjeopolitik duke preferuar kompanitë qe vinin nga vendet aleate.

Shume nga koncesionet e viteve 20 dështuan per shkak te destabilitetit politik te vendit. Por ndërsa një shekull me pare, Shqipërinë e shpëtoi rastësia- siç thoshte Konica- 100 vjet me vone e groposi grykësia.

Sot pasuritë kombëtare te vendit janë shndërruar gati ne mallkim. Ne nafte, nje sere ngjarjesh te ndodhura javet e fundit, kane nxjerre ne pah fakte ulëritëse se si koncesionet janë përdorur për te zhvatur qytetaret dhe skllavëruar punonjësit.

Ne shëndetësi, PPP-te kane çmontuar totalisht sistemin, duke devijuar ne llogari private qindra milionë euro përmes abuzimeve flagrante.

Ne fushën e fiskut, vetëm për te kontrolluar karburantet shqiptaret paguajnë aktualisht 3 koncesione, ndërkohe qe qeveria po bën gati te katërtin.

Ne sektorin e mbetjeve, Shqipëria paguan mafien e plehrave për investime te pakryera, një skeme te cilën e refuzuan edhe republikat me te korruptuara te planetit, si vendet afrikane.

Fatkeqësisht, te gjitha këto kontrata janë monopole te blinduara me ligj. Shumica e koncesioneve zotërohen nga kompani te fshehta. Pjesa dërrmuese e tyre kane ndërruar disa here duar. Dhe te gjitha kane afate mbi 10 vjeçare duke i vene buxhetit dhe ekonomisë një gur te rende ne qafe, qe do te rrije aty për shume vjet.

Parimet qe Gurakuqi shtroi 100 vjet me pare janë përmbysur me koke poshtë. Historia e përsëriti veten padrejtësisht me Shqipërinë.

Nga Rilindja e Gurakuqit e degdisi tek Rilindja e Beqajt dhe shefit te tij me poture.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular