BallinaAktualitetRritet frikshëm numri i të vdekurve nga koronavirusi në Itali, rekord të...

Rritet frikshëm numri i të vdekurve nga koronavirusi në Itali, rekord të infektuarish

Vijon përkeqësimi i situatës në Itali si pasojë e pandemisë së koronavirusit. Një rritje të ndjeshme ka pësuar numri i viktimave ku 39 pacientë nuk mundën ta fitonin betejën me virusin vdekjeprurës, duke e çuar numrin total që nga nisja e pandemisë në 36,205.

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se në 24 orët e fundit u regjistruan 4619 raste të reja me koronavirus, shifër kjo pak më e ulët se një ditë më parë, por kjo si pasojë dhe e numrit më të ulët të testimeve.

Të shëruarit janë 891, ndërkohë që rajoni me më shumë raste të reja vijon të jetë Lombardia.

Një presion në rritje janë duke ndjerë dhe spitalet ku regjistrohen 302 të shtruar më shumë se një ditë më parë, 32 prej të cilëve në terapi intensive.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular