BallinaAktualitetI riu infektohet për herë të dytë me COVID-19, shkon në gjendje...

I riu infektohet për herë të dytë me COVID-19, shkon në gjendje të rëndë në spital. Ja çfarë i shqetëson studiuesit tashmë

Një burrë në Shtetet e Bashkuara është infektuar dy herë me COVID-19, ndërsa ky i dyti rezultoi edhe më i rrezikshëm se i pari.

BBC raporton se 25-vjeçari në infektimin e dytë kishte nevojë për trajtim spitalor, pasi mushkëritë e tij nuk mund të mbusheshin mjaftueshëm me oksigjen.

Fatmirësisht edhe tashmë ai është shëruar , por studimi në laboratorin e Sëmundjeve Infektive në Lancet ngre pyetje se sa imunitet mund të kenë njerëzit ndaj virusit.

I riu nga Nevada nuk kishte asnjë problem shëndetësor, përkundrazi ai ishte i shëndetshëm dhe mjaftë imun, por sërish kjo nuk i mjaftoi atij që t’i shpëtonte COVID-it.

Historiku i infektimit

25 Mars – Ai hasi simptomat e para, që përfshinin dhimbje të fytit, kollë, dhimbje koke, të përziera dhe diarre

18 Prill – Ai rezulton pozitiv për herë të parë

27 Prill – Simptomat fillestare zhduken plotësisht

9 dhe 26 maj – Ai teston negativisht për virusin në dy teste

28 maj – Ai zhvillon përsëri simptoma, këtë herë duke përfshirë ethe, dhimbje koke, marrje mendsh, kollë, të përziera dhe diarre

5 qershor – Ai rezulton pozitiv për herë të dytë dhe kishte probleme me mbushjen me oksigjen të mushkrive

Shkencëtarët thonë se infektimi i parë nuk të mbron nga ai i dyti.

“Gjetjet tona sinjalizojnë se një infeksion i mëparshëm nuk mund të mbrojë domosdoshmërisht nga infeksioni në të ardhmen. Mundësia e ri-infektimeve mund të ketë pasoja më të mëdha për njeriun”, tha Dr Mark Pandori, nga Universiteti i Nevada.

Më tej Pandori u shpreh se edhe njerëzit që janë shëruar duhet të vazhdojnë të ndjekin udhëzimet rreth distancës sociale, të mbajnë maskat dhe të lajnë sa më shpesh duart.

A bëhen të gjithë imunë? Edhe njerëzit me simptoma shumë të lehta? Sa zgjat mbrojtja?

Deri më tani, ri-infektimi është një fenomen i rrallë, ka pasur vetëm disa shembuj nga më shumë se 37 milion raste të konfirmuara.

Raportet në Hong Kong , Belgjikë dhe Holandë thanë se ri-infektimi nuk ishte më serioz se i pari, , por ka edhe përjashtime si rasti i 25-vjeçarit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular