BallinaKronikeSi u zbulua vrasësi i Bujar Çelës, drejtori i Policisë Kriminale: Nga...

Si u zbulua vrasësi i Bujar Çelës, drejtori i Policisë Kriminale: Nga gjurmët e gishtave tek…

Nuredin Dumani, personi që akuzohet për vrasjen e Bujar Çelës, vëllain e Talo Çelës, është identifikuar nga policia për shkak të shenjave të gishtave në para.Nuredin Dumani, personi që akuzohet për vrasjen e Bujar Çelës, vëllain e Talo Çelës, është identifikuar nga policia për shkak të shenjave të gishtave në para.

Këtë gjë e konfirmoi Drejtori i Policisë Kriminale, Tonin Vocaj, në emisionin “Opinion”.

Tonin Vocaj: Ne kemi bërë të mundur që me prova shkencore të shkojmë në gjykatë dhe gjykata të miratojë një masë sigurie arrest me burg në lidhje me këtë subjekt. Çështja është e tillë. Provat shkencore futen gjurmët daktiloskopike në rastin konkret, pasi ne kemi bërë të mundur që të sigurojmë një gjurmë daktiloskopike të autorit të veprës penale në këtë ngjarje.

 

37-vjeçari nga Dibra që jetonte në Durrës është një emër i njohur për drejtësinë pasi dyshohet si vrasës me pagesë. Sëbashku me Talo Çelën ata janë shpallur në kërkim me vendim të Gjykatës së Durrësit si të përfshirë në vrasjen e drejtpërdrejt në vrasjen e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në 27 Prill 2020, si dhe dy personave të tjerë në Shkozet të Durrësit, Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdylit më 2 Mars 2020, në të njëjtin vend, tek tregu i makinave./tvklan

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular