BallinaAktualitetKonsullata shqiptare në Romë mbyllet gjatë ditës së sotme. Ambasada apel me...

Konsullata shqiptare në Romë mbyllet gjatë ditës së sotme. Ambasada apel me rëndësi emigrantëve

Konsullata shqiptare në Romë të Italisë ka pezulluar të gjitha shërbimet e saj ndaj emigrantëve shqiptarë për ditën e sotme.

Shkak sipas njoftimi, është bërë prekja me koronavirus të një zyrtari.

Ambasada u bën apel emigrantëve që të mos paraqiten pranë ambienteve të tyre.

Njoftimi:

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Romë njofton se nesër, datë 15 tetor 2020, Zyra Konsullore e saj pezullon përkohësisht të gjitha shërbimet.

Duke kërkuar mirëkuptimin tuaj për këtë njoftim të menjëhershëm, i kushtëzuar nga identifikimi i një rasti pozitiv ndaj Covid-19, ju bëjmë me dije se po merren të gjitha masat për dezinfektimin e të gjitha mjediseve tona dhe mbetemi në pritje të rezultateve të testimeve të kryera për Covid-19, për të gjithë punonjësit e Ambasadës në Romë, në mënyrë që të rifillojmë shërbimin sa më parë dhe me masat e nevojshme të sigurisë. Brenda ditës së nesërme do të njoftoheni për rifillimin e shërbimeve.

Lutemi të mos paraqiteni pranë Ambasadës Shqiptare në Romë dhe të respektoni këtë njoftim duke mbrojtur në këtë mënyrë veten dhe të afërmit tuaj.

Takimi i gjithsecilit do të zhvendoset në momentin më të afërt dhe të sigurt.

Faleminderit!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular