BallinaKryesore“Vendi në qorrsokak drejt greminës”/Paralajmërimi i Bashës: Do të jemi shumë shpejt...

“Vendi në qorrsokak drejt greminës”/Paralajmërimi i Bashës: Do të jemi shumë shpejt aty…Përballeni palaçon me…

Kryetari i PD, Lulzim Basha thotë se vendi është futut në një qorrsokak dhe është drejt greminës.

Në konferencën me gazetarët, Basha paralajmëroi se nëse Rama nuk merr në konsideratë masat e propozuara nga PD shumë shpejt vendi do të arrije tavanin e infeksioneve nga COVID.

“Spitalet kanë arritur kapacitetet maksimale. Qeveria nuk ka reaguar, as për të thënë që është e vërtete dhe as për ta hedhur poshtë. Nuk fshihet dielli me shoshë. Nuk mund të pranojmë si opozitë që një çështje që ka të bëjë me jetën e çdo shqiptari të trajtohet sikur është inekzisten dhe gjeli të vazhdojë të kakarisë si pulë.

Përgjegjësia është e Ramës dhe ministres së Shëndetësisë, ndërkohë që të gjithë vendet kanë marrë masa drastike për të parandaluar shpërthimin e infektimeve.

Masa e suksesit  nuk është të futësh kokën si struci, apo të thuash që infektimit nuk kanë arritur tavanin e rekordit. Sepse kur të jemi aty dhe do të jemi shumë shpejt aty, duhet ti thuash shqiptarëve çfarë bëre për tu përgatitur.

Sot nuk ka më asnjë minutë kohë për të pritur. Edhe në rrafshin e shëndetësisë dhe atë të ekonomisë. Vendi është futur në një qorrsokak drejt greminës. E vetmja mënyrë për ta frenuar sado pak është që të marrim ato masa që po marrin vendet e tjera”, tha Basha.

Teksa e quan Ramën palaço, Basha thotë se nuk ka mbajtur premtimet që u ka dhënë shqiptarëve.

“Situata nuk do ishte kështu nëse do ishin marrë parasysh masat që kemi thënë ne.  Përballeni palaçon me premtimet që u ka bërë shqiptarëve. Nxirrjani kur thotë për paketën e tretë, ndërkohë që vendet e tjera kanë bërë paketën e katër.  Është kriminale mënyrë si sillet me shqiptare. Vetëm një kriminel që urren popullin e tij”, tha ndër të tjera Basha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular