BallinaAktualitetAfera 400 mln euro/ Kush janë përfaqësuesit e medias të përfshirë në...

Afera 400 mln euro/ Kush janë përfaqësuesit e medias të përfshirë në mafien e plehrave? Përgjigjet Basha

Nga konferenca për shtyp e Kryetarit të PD, Lulzim Basha: 

Pyetje nga RTSH: Z. Basha, cilët janë përfaqësuesit e mediave të përfshirë në Mafien e plehrave, pasi akuzat tuaja konsiderohen si sulme ndaj medias së lirë.

Lulzim Basha: Unë kam respektin më të madh për çdo gazetar që ndodhet sot këtu dhe të gjithë gazetarët shqiptarë. Unë e di që një pjesë e madhe e mediave, edhe në nivelin e redaksive dhe të pronarëve janë në presion kriminal nga qeveria, ndaj ajo që që ju drejtoj pronarëve të mediave është të refuzojnë mitmarrjen dhe mitet e Mafies së plehrave

Le ta nisim me një test të thjeshtë: kush do ta transmetojë të plotë denoncimin tim sot e kush jo. Shqiptarët nuk janë budallenj, nuk janë syleshë dhe veshë për të dëgjuar dhe e kuptojnë fare mirë se kujt I ngelet sharra në gozhdë kur flitet për inceneratorët.

Unë sot dua t’I inkurajoj që mund të jenë vënë nën presion nga Mafia e inceneratorëve që është një |mafia qeveritare – pra nuk është thjesht krim I organizuar – këtu i ka sjellë Edi Rama deri këtu, të mos ngurrojnë le të pendohen. Nuk u kërkoj as të dalin t’u kërkojnë falje shqiptarëve pot a bëjnë këtë si hap të parë duke mos censuruar këtë aferë të tmerrshme korruptive.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular