BallinaAktualitetCovid-19 i merr jetën historianit dhe gazetarit të njohur

Covid-19 i merr jetën historianit dhe gazetarit të njohur

Ka humbur jetën si pasojë e Covid-19 historiani dhe gazetari Nuri Dragoi. Referuar dëshmive të të afërmve të tij, Dragoi ka qenë prej disa javësh i infektuar prej Covid dhe nuk ka mundur që të mbijetojë dot.

Dragoi ka qenë botues i disa librave dhe i njohur për qendrimet e tij publike ndaj çështjeve të ndryshme historike dhe të aktualitetit në vend.

Lajmi për vdekjen e tij konfirmohet dhe nga gazetarja Eglantina Alliaj, e cila shpreh dhimbjen që Dragoi ka lënë pas te miqtë e tij.

“Në një betejë dyjavore me këtë virus të mallkuar që po merr shumë jetë njerëzish, ti humbe miku ynë, bashkëpunëtor i mirë, studiues dhe publicist i njohur, Nuri Dragoi! Çfarë dhimbje për familjen tënde, për miqtë, bashkëpunëtorët dhe dashamirësit e ty. Pena jote do t’i mungojë studimeve, historisë dhe rrënjeve shqiptare, ashtu sikur ti dije ta gdhendje në letër. I paharrruar qoftë kujtimi yt! Qofsh i parajsës!”, shkruan Alliaj në postimin e saj në rrjetet sociale.

Image

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular