BallinaKryesoreDorëheqja e Presidentit të Kirgistanit, Meta: Autorët e krimeve zgjedhore dhe dhunës...

Dorëheqja e Presidentit të Kirgistanit, Meta: Autorët e krimeve zgjedhore dhe dhunës kriminale të vihen para përgjegjësisë!

Pas dorëheqjes së Presidentit të Kirgistanit, Soronbay Zeenbekov, ka reaguar kreu i Shtetit, Ilir Meta.

Përmes një shënimi në facebook, Presidenti Meta shprehet se populli i Kirgistanit i tregoi mbarë botës se si rrëzohen regjimet që janë të bazuara në shtypjen, manipulimin dhe poshtërimin e qytetarëve.

Po ashtu Kreu i Shtetit theksoi se autorët e krimeve zgjedhore dhe dhunës kriminale duhet të vihen para përgjegjësisë.

Postimi i plotë:

Përshëndes dorëheqjen e Presidentit të Kirgistanit pas manipulimit të zgjedhjeve të fundit, që nuk u pranuan nga populli i revoltuar me shumë të drejtë.

Populli trim i Kirgistanit i tregoi mbarë botës demokratike si rrëzohen regjimet që bazohen mbi shtypjen, manipulimin, oligarkinë dhe poshtërimin e qytetarëve.

Autorët e krimeve zgjedhore dhe dhunës kriminale të vihen para përgjegjësisë!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular