BallinaRajoniIncidenti diplomatik, Turqia mban në ajër për 20 minuta avionin që transportonte...

Incidenti diplomatik, Turqia mban në ajër për 20 minuta avionin që transportonte Ministrin e Jashtëm grek

Turqia mbajti në ajër për gati gjysmë ore avionin e qeverisë greke mbi kufirin  turko-irakian, duke mos i dhënë leje fluturimi.

Mediat greke raportojnë se incidenti ka ndodhur rreth orës 20:00  të mbrëmjes së të mërkurës (14 tetor), pak orë para Samitit.

Avioni i qeverisë greke po transportonte Ministrin e Punëve të Jashtme, Nikos Dendias, i cili po kthehej nga Bagdadi në Athinë.

Pilotët normalisht kishin marrë lejet e kërkuara nga autoritetet turke, por në momentin kur avioni grek mbërriti në kufi ata kishin refuzuar të miratonin lejen e fluturimit të dhënë tashmë.

Pas 20 minutash, avioni rifilloi kursin e tij normal në hapësirën ajrore të Turqisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular